Dje u konfirmua rënia në mars e inflacionit të eurozonës në nivelin më të ulët që nga nëntori i vitit 2009, duke e mbajtur Bankën Qendrore Evropiane nën presion për të ndërhyrë nëse çmimet nuk do e ‘rimarrin veten’.
Norma e inflacionit nga viti në vit në 18 vendet që ndajnë euron ishte 0.5 për qind në muajin mars, duke rënë nga 0.7 për qind në shkurt, referoi Eurostat zyra e statistikave të Bashkimit Europian.
Ishte muaji i gjashtë radhazi që inflacioni qëndronte në nivelin që presidenti i BQE Mario Draghi e quajti ‘zona e rrezikut ‘ nën 1 për qind.
Inflacioni bazë, me përjashtim të energjisë, ushqimit, alkoolit dhe duhanit ka rënë në 0.7 nga 1.0 për qind. Duke përjashtuar ushqimin dhe energjinë e papërpunuar, inflacioni ishte 0.9 për qind, më shumë se sa 0.8 përqind që ishte parashikuar nga ekonomistët por ende më e vogël se shifra e muajit shkurt, prej 1.1 për qind.
Analistët besojnë se inflacioni do e ‘rimarrë veten’ deri në prill për shkak se çmimet e udhëtimeve rriten zakonisht gjatë Pashkëve, dhe Pashkët këtë vit bien më vonë se vitin e kaluar. Në vitin 2013 ato ranë në fund të marsit.
Në mars, rritja më e madhe e çmimeve ishte për duhanin, restorantet dhe Bret si edhe për qumështin, djathin dhe vezët. Cmimet ranë për gazin e përdorur për ngrohje, telekomunikimet dhe karburantin.
Pabarazia në të gjithë zonën e euros ishte e ashpër. Greqia (-1.5 për qind) dhe Qipro (-0.9 për qind) u përballën me rënien e cmimeve nga viti i kaluar. Normat e inflacionit në Austri (1.4 për qind), Malte (1.4 për qind) dhe Gjermani (0.9 për ind) ishin më afër objektivit të BQE-së prej afër por nën 2 për qind.
Inflacioni aktualisht ka qëndruar në ‘zonën e rrezikut’ të BQE-së prej më pak se 1 për qind për gjashtë muaj me radhë, duke nxitur spekulimet se Banka Qendrore Evropiane do të duhet të ndërmarrë veprime të mëtejshme. Megjithatë, ekonomistët thonë se inflacioni ka gjasa të ketë ‘prekur fundin’ në mars.
Politikëbërësit BQE deklaruan se banka është e gatshme të aplikojë masa jo-konvencionale për të siguruar që inflacioni të mos qëndrojë për shumë gjatë në nivele të ulëtta.
Presidenti i BQE-së Mario Draghi shprehu shqetësime rreth forcës së euros të shtunën në Uashington, e cila ndikon çmimet e brendshme.
Fuqia e monedhës së vetme ndaj dollarit bën që importet të jenë më të lira dhe ulë çmimet që evropianët paguajnë për mallra dhe shërbime.
Ndërsa kjo u mundëson familjeve më shumë fuqi blerëse në terma afat-shkurtër, BQE kërkon të shmangë rënien në pritshmërite e inflacionit.