Banka qendrore e Turqisë tha të martën se inflacioni mund të ‘fundoset’ në nivelin më të ulët të tij në 45 vjet, nxitur nga rënia e çmimeve të naftës dhe politika e shtrënguar monetare e vendit.
Guvernatori i bankës qendrore Erdem Basci gjatë një conference për shtyp tha se norma e inflacionit është parashikuar të arrijë këtë vit në 5.5 për qind, duke variuar nga 4.1 për qind deri në 6.9 për qind.
Kjo krahasohet me një parashikim të mëparshëm prej 6.1 për qind dhe shënon shumë më poshtë se norma prej 8.7 për qind në 2014
Basci gjithashtu parashikoi se inflacioni do të bjerë edhe më tej se pesë për qind vitin e ardhshëm, duke deklaruar se politika e shtrënguar monetare e bankës kishte filluar të jepte efektet e saj.
‘Për sa kohë do të vazhdojmë të tregohemi të kujdesshëm gjatë periudhës së reduktimit të normës, ka të ngjarë të përballemi me nivelin më të ulët të inflacionit në këto 45 vitet e fundit në fund të vitit 2015,’ tha ai.