Japonia planifikon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të vendit, e cila përfundon në 6 maj.
Ndërsa shumë shtete kanë filluar të heqin kufizimet mbi koronavirusin, kryeministri japonez tha se do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, pasi vendi ende nuk është gati ti kthehet normalitetit.
Duke folur para gazetarëve në Tokio pas kalimit të një buxheti shtesë që synon të ndihmojë kompensimin e dëmit ekonomik të shkaktuar nga virusi, Abe tha se afati i zgjatjes do të vendoset pasi të dëgjohet pikëpamja e një paneli ekspertësh.
“Unë mendoj se do të jetë e vështirë të ktheheni në normalitet nga 7 maj. Ne duhet të përgatitemi për një zgjatje. Do të kërkoj mendimet e ekspertëve se sa kohë do të na duhet”.
Pritet që gjendja e jashtëzakonshme të zgjatet për rreth një muaj. Guvernatorët rajonalë janë për mbajtjen aktive të masave, e cila u lejon atyre të udhëzojnë bizneset të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa qytetarët të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur./CNN