Një substancë që ju bën të ndiheni të ngopur dhe ju nxit të hani më pak. Është zhvilluar nga një ekip i shkencëtarëve britanikë të cilët botuan rezultatet e kërkimeve në internet në revistën ‘Gut’. Është një substancë kimike që i shtohet ushqimeve me qëllim që të qëndroni në linjë apo të humbisni ndonjë kile të tepërt.
Një acid që arrin drejtpërdrejtë në sistemin tretës
Bëhet fjalë për acidin propionaik që jep natyrshëm ndjesinë e të ngopurit kur prodhohet përmes metabolizmit të fibrave në zorrë. Përbërësi ngopës është një pluhur i tretshëm me shije aspak të këndshme, por ekipi Imperial College në Londër dhe Universitetit të Glasgoë po përpiqet ta përfshijë në atë në bukë dhe mikset e frutave. Pjesa e vështirë e hulumtimit ishte që gjetja e mënyrës që acidi të arrijë në ‘kolon’ (pjesën kyce të sitemit tretës), ku stimulohet clirimi i hormoneve që kontrollojnë oreksin.
Në fakt, shtimi i substancës thjesht në ushqim nuk do të funksiononte, sepse kjo do të absorbohej shumë shpejt nga zorrët. Kështu që ekipi ka gjetur një mënyrë për ta lidhur atë me një karbohidrat natyror që është gjetur në bimë, i quajtur inulin.
Në këtë mënyrë propionate mund gjejë rrugën ashtu sic duhet përmes sistemit të tretjes, përpara se të clirohet nga bakteret në ‘kolon’.