Disa pyetje janë fare të thjeshta, ndërsa të tjera universalisht të ndërlikuara.
Gjithsesi ekspertët besojnë fort se kërkimi dhe praktika me të vërtetë mund të ndihmojë kur është fjala për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve. Sa më shumë që praktikoheni të thoni atë që dëshironi aq më të sigurt do të bëheni në përgjigje.
Dhe sigurisht, nëse keni tre ose katër skenare për t’iu referuar do të ishte akoma më mirë. Vetëm ju mun të identifikoni se kush është skenari që përshtatet më mirë për rolin kështu që pasi të keni zgjedhur, inkorporoni ato në përgjigjet tuaja dhe sigurohuni që të praktikoheni sa më shumë.
* Ku e shihni veten pas pesë vitesh?
Mos prisni që të përgjigjeni me një ose dy fjali të paqarta (dhe as mos u përpiqni të tregoheni arrogant – kjo është një mundësi, pas së gjithash!). Ju duhet të shpjegoni dhe, më e rëndësishmja, ju duhet të tregoni se po mendoni për karrierën tuaj – të ardhmen tuaj.
Tregoni se jeni ambicioz, po jo arrogant, i angazhuar për një të ardhme me kompaninë dhe jo thjesht atje për të fituar para, përvojë dhe më pastë largoheni. Tregoni atyre vlerën tuaj (dhe aftësitë tuaja të shkëlqyera kërkimore).
Përgjigje Mirë:
Në pesë vite me siguri do të doja që të kasha fituar një botkuptim më të mirë të sektorit *** / se si kjo kompani kontribuon në *** e projekteve. Si një person aftësia kryesor e të cilit është komunikimi, unë vërtetë do të doja të isha në gjendje ta kombinoja atë me njohuritë e mia të *** për të ndihmuar si klientët potencial edhe ata ekzistues të kuptojnë se çfarë bën kjo kompani. Do të dëhiroja që nga aftësitë dhe njohuritë e mia të komunikimit të mos përfitojë vetëm kompania, por të mbështetet dhe të rritet baza besnike e konsumatorëve.
* Cila është dobësia juaj më e madhe?
Kjo pyetje nuk kërkon thjesht të identifikoni dobësinë tuaj. Kjo pyetje kërkon që ju të shpjegoni se si ju e mposhtni dobësinë dhe se si po punoni aktualisht me të / se si ajo mund të jetë e dobishme për kompaninë që po ju interviston.
Përgjigje e mirë:
Dikur shqetësohesha shumë dhe isha shumë i sinqertë, shumë i dobët në menaxhimin e ekipit – pa marrë parasysh sa i vogël ishte ai. Kjo ndryshoi me rolin tim në *** pasi unë kam qenë në krye të ekipit mbështetës. Me ndihmën e shefit tim në muajin e parë, kam qenë në gjendje të mësojë prej tij dhe përfundimisht vazhdoi të menaxhojë ekipin prej një viti. Roli im aktual është përballur edhe me drejtimin e ekipeve nga pesë deri në 55 persona dhe kështu ndërsa sërish mund të nervozohem, jam në gjendje për ta kapërcyer këtë gjendje dhe për ta menaxhuar ekipin në mënyrë efektive.
* Cfarë mendoni në lidhje me ish-shefin tuaj?
Çfarëdo që të thoni këtu do të mbahet mend, sepse, jo vetëm që intervistuesi potencialisht mund të shefi juaj i ardhshëm, por një ditë, në qoftë se ju e fitoni punën dhe vite më vonë vendosni të lëvizni, ai gjithashtu do të bëhet ish- shefi juaj. Çështja kryesore këtu është të shfaqeni pozitiv (sepse negativiteti kurrë nuk i sjellë asnjë të mirë askujt). Çfarë keni mësuar nga shefi juaj dhe si ju ka ndihmuar?
Në të vërtetë, shefi juaj mund të jetë më negative,gjithsesi gjeni dicka pozittive për të thënë rreth tij.
Përgjigje e mirë:
Shefi im më mësoi se në qoftë se ju dëshironi të arrini diçka atëherë me shumë punë dhe këmbëngulje, patjetër që do t’ia dilni. Për shembull, kompania ka fituar dy investitorë të rinj dhe shumë të mëdhenj gjatë muajit të kaluar dhe kjo për shkak se ai ka punuar shumë për të arritur ëndrrën e tij dhe nuk kishte frikë të ndërmerrte rreziqe. Biznesi është rritur së tepërmi gjatë këtij viti të fundit në drejtim të stafit dhe të ardhurave dhe kjo për shkak të udhëheqjes së tij drejt suksesit.
*Cfarë nuk ju pëlqente në punën tuaj të kaluar?
Përsëri, negativiteti nuk është rruga e duhur.
A ka ndoshta diçka që ju nuk e pëlqeni që ka shkuar mirë për shkak të një veprimi që keni ndërmarrë ju?
Jepni më të mirën tuaj për të qëndruar larg nga politika e zyrës / paga / ankesat me stafin. Përgjigja për këtë pyetje do të dëgjohet me vëmendje.
Përgjigje e mirë:
Realisht më pëlqen ku kam arritur, më ndodh shpesh që më duhet të udhëtoj për distanca të largëta takimi. Ndonjëherë ndodh një herë në muaj dhe e pranoj që është pjesë e rolit tim por, ka pasur nga ato raste kur më është dashur të udhëtoj dhe të qëndroj në tre vende të ndryshme,- të gjithë me nga një orë e gjysëm distancë nga njëri-tjetri,- në një hapsirë 10ditore. Më pëlqen të takoj njerëz të rinj por udhëtimi ka shumë pasoja dhe kjo është arsyeja se pse u tërhoqa nga ky rol. Parapëlqej më shumë takimet në vendet e afërta me qytetin.