Janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me koronavirus në vend, mes tyre edhe dy mjekë të Spitalit të Sanatoriumit, duke e çuar numrin në total në 42.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me instancat shëndetësore.
Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë, 26 raste
Durrës, 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnjë, 2 raste
Elbasan. 2 raste
Fier. 5 raste
Rrogozhinë. 2 raste
Prej tyre:
17 janë të shtruar në Spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).
Tre prej tyre janë në terapi intensive, një 66-vjeçar nga Lushnja, një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50-vjeçar nga Tirana. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar deri në këto momente 17 persona, personel shëndetësor, kontakt të të sëmurit të identifikuar me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili aktualisht po trajtohet në Spitalin Infektiv. Rezulton se 2 prej tyre, personel shëndetësor kanë rezultuar pozitivë. Janë pa simptoma, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetizoluar. Po zhvillohet një hetim epidemiologjik për këto raste.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet të gjithë qytetarëve:
Ju lutemi të gjithë qytetarëve që paraqiten në spitale dhe familjarëve të tyre:
-Njoftoni personelin shëndetësor nëse keni udhëtuar jashtë vendit.
-Njoftoni personelin shëndetësor nëse keni një familjar ose të afërt që ka udhëtuar jashtë vendit.
-Njoftoni nëse keni patur kontakt me persona që kanë udhëtuar apo kanë shenja të sëmundjes.
-Mos vizitoni të afërmit në spitale sepse shkaktoni rrezik edhe për personelin shëndetësor.
-Ju lutem bashkëpunoni me mjekët dhe me autoritetet!
-SOT ËSHTË DETYRIM që ne të mbrojmë personelin shëndetësor duke treguar ndërgjegje të lartë në raport me të vërtetën, atë që secili prej nesh duhet të bëjë:
-Shmangni vajtjet direkte në spitale.
-Telefononi 127 dhe ndiqni këshillat që merrni nga personeli shëndetësor.
Gjatë 24 orëve të fundit janë pritur 7247 thirrje, prej tyre 4468 me kodin ‘korona’.
Dua t’ju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Një thirrje sidomos për të moshuarit mbi 70 vjeç: Ju lutem qëndroni në shtëpi”, bëri thirrje Rakacolli.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.