Rregullorja e KE parashikon një gjobë në 0.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shtetet që nuk arrrijnë objektivin e deficitit buxhetor.
Ndonëse asnjëherë nuk është zbatuar më parë, burime nga Komisioni pohojnë se KE kërkon të rrisë presionin ndaj shteteve të unionit për të respektuar rregullat, njëkohësisht duke mos dëmtuar ekonomikisht vendet të cilat vijnë nga një krizë e thellë, siç është pikërisht rasti i Spanjës dhe Portugalisë.
Fqinjët iberikë rrezikohen me gjoba të larta, përkatësisht 2.16 miliardë euro për Spanjën dhe 359 milionë euro për Portugalinë.