Ministria e Bujqësisë ka aktivizuar 41 milionë lekë, rreth 300 mijë euro për të shtuar zinxhirin e vlerës për disa produkte autoktonte disa nga të cilat rriten në gjendje të egër në rajonin e Veriut.
Bëhet fjalë për dhitë e Hasit, boronicën, mjaltin e gështenjës dhe gështenjën e Kukësit.
Certifikimi dhe inventarizimi i produkteve unike është pjesë e projektit të grantit Francez për biodiversitetin.
Ministria e Bujqësisë ka kontraktuar tre organizata joqeveritare për zbatimin e aktiviteteve të tre zinxhirëve të vlerës për mishin e Kecave të Hasit, sherbelës dhe gështenjës në rajonin e Kukësit. Është kryer inventarizimi i produkteve potenciale për regjistrimin e shenjës së cilësisë.
Ka përfunduar studimi për mishin e kecave të Hasit, gështenjën e Tropojës dhe mjaltin e gështenjave si dhe për bimën e boronicës.
Dhia e Hasit, gështenja dhe boronica që rriten në malësitë e Kukësit dhe të Tropojës do të markohen si produkte unike dhe rrjedhimisht do të tregtohet dhe do të markohen për eksport me çmime më të larta.
Tashmë ka një precedentë pozitiv me certifikimin e gështenjës së Tropojës me standardin më të lartë.
Ky certifikimin i ka rritur vlerën produktit në fjalë gati më tre herë në katër vitit e fundit, teksa të ardhurat nga eksporti i gështenjës vetëm për Tropojën shënojnë gati 3 milionë euro në vit.
Mirëpo boronica e alpeve, një produkt mjaft i përdorur në farmaceutikë dhe në industrinë shqiptare, po vijon të shfrytëzohet barbarisht.
Boronica rritet në gjendje të egër dhe nuk është ende e certifikuar. Mungojnë magazinat e grumbullimit dhe as që bëhet fjalë për përpunim, shitet në gjendje të njomë me vlerë shumë të ulët ndaj tregtarëve të Malit të Zi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.