Korporata Energjetike e Kosovës ka shpallur disa konkurse për punës në kompaninë e Distribucionit dhe në Furnizim. Konkurset e njëpasnjëshme KEK i kishte shpallur pas nënshkrimit të kontratës mes konsorciumit “Limak & Çalik” dhe qeverisë së Kosovës për privatizimin e këtij rrjeti për 26.3 milionë euro. Shpallja e këtyre konkurseve pas nënshkrimit të kontratës, e ka shqetësuar konsorciumin turk. Në fillim të muajit tetor, KEK shpalli 90 vende të lira pune, të gjitha në divizionet që janë privatizuar nga qeveria e Kosovës. Disa nga këto vende janë rishpallur dhe një herë në fund të muajit tetor. Përveç tyre ka pasur edhe disa konkurse tjera në gjithë Kosovën, por në numër më të vogël.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.