Nga mijëra ndërmarrje të regjistruara në Kosovë, vetëm 150 prej tyre kanë bërë publike pasqyrat financiare. Sipas ekspertëve raportimi i rregullt financiar kontribuon në rritjen e investimeve.
Në konferencën me titull: “Transparenca në raportimin financiar dhe kostoja e kapitalit” të organizuar nga kompania konsulente “Baker Tilly Kosovo” në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë u tha se është e nevojshme që të rritet niveli i raportimit financiar në përputhje me praktikat ndërkombëtare. Sipas organizatorëve,transparenca në raportimin financiar ndikon drejtpërdrejt edhe në investimet e huaja, pasi çdo institucion financiar dëshiron që të shohë pasqyra financiare që janë të besueshme. Pjesëmarrësit e kësaj konference i kërkuan qeverisë që të rrisë kapacitetet mbi raportimin financiar dhe të ndihmojë në realizimin e detyrave Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri tha se bankat ankohen për mungesën e raporteve financiare. “Bankat shpesh ankohen për mungesë të raportimeve të mjaftueshme, të raportimeve të duhura apo në shumë edhe mungesën totale të tyre. Kjo krijon kosto të lartë për bankat tona sepse ato në këtë rast ato duhet të marrin rolin edhe të kredi-kërkuesit” tha guvernatori.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.