NNë vend që të mendoni çfarë nuk është për mua, mendoni çfarë mund të bëni për të ndihmuar në lidhje me kontaktet tuaja? Çfarë vlerë mund të siguroni për kontaktet e rrjetit tuaj? Nuk jeni i sigurt? Pyetni! Dhe, kush janë disa nga aktivitetet që mund të bëni për të mbajtur rrjetin tuaj të ‘gjallë’? Provoni disa nga këshillat në vijim:
• Programoni një orë për kafe apo drekë
• Gjeni momente si p.sh., ditëlindja ose pushimet
• Dërgoni me mesazh elektronik linkun e një artikulli apo faqen tuaj të internetit që atyre ju duket me interes
• Krijoni një status të përditësuar në LinkedIn
• Komenti ose klikoni ‘like’në statusin e një kontakti të përditësuar
• Pranoni një kontakt në LinkedIn
• Shkruani një rekomandim për një kontakt në LinkedIn
• Publikoni ose përgjigjuni një pyetje për një grup në LinkedIn
• Ftoni një kontakt që t’iu bashkohet në një konferencë të ardhshme
• Lidhni dikë me një person tjetër
Jepini vlerë kontakteve tuaja. Kur takoni dikë rishtazi, zbuloni se për çfarë mund t’ju ndihmojnë ata. Nëse njihni dikë në rrjetin tuaj që mund të ndihmojë një ndërlidhje të re në lidhje me një problem, mundohuni të siguroni një prezantim të mundshëm.
Krijoni një fond për rrjetin. Ruani automatikisht mënjanë një sasi të vogël parash për të paguar kafe, dreka, etj.