Rritja e tarifave të BE-së për çelikun në mesin e masave të përmendura nga Ministria e Tregtisë dhe frika se Donald Trump do të godasin produktet kineze me tarifa deri në 45%…
Kina ka kritikuar tarifat ekstreme në eksportet e saj duke shtuar shqetësimet në Pekin se Donald Trump do të vendosë politika proteksioniste si president i Shteteve të Bashkuara.
Trump ka premtuar se do të godasë mallrat kineze me anë të tarifave, që do të shkojnë deri në 45%, dhe ka thënë se importet e lira po vrasin industrinë prodhuese amerikane.
Presidenti i zgjedhur ka thënë gjithashtu se do të etiketojë Kinën si manipuluese të monedhës në ditën e tij të parë të punës (20 janar) si president i ShBA-ve.
Por, ministri kinez i Tregtisë deklaron se është tashmë Kina është goditur nga një numër masash hakmarrëse nga ekonomitë rivale dhe blloqet tregtare në 2016-ën.
Kina ka kritikuar tarifat ekstreme në eksporte dhe ka një shqetësim të shtuar në Pekin për sa i përket politikave proteksioniste që do të ndërmarrë presidenti i zgjedhur Donald Trump.
Kjo përfshin dhe rritjen në tarifat europiane të çelikut, duke qenë se Brukseli ka bërë lëvizje për të mbrojtur këtë industri në vështirësi prej importeve me çmime “dumping” kineze.
Mosmarrëveshjet tregtare po bëhen gjithnjë e më shumë të politizuara, dhe masat ekstreme së bashku me normat e tarifave janë ekstremiste të larta, tha zëdhënësi i Ministrisë Sun Jiwen.
Ai paraqiti masat e mara kundër çelikut kinez, paneleve diellore, qeramikës dhe industrisë së gomave.
Kombet rivale në tregti kanë fajësuar firmat kineze se kanë tej mbushur tregjet më mallra të lira të cilat janë kryesisht të mbështetura prej subvencioneve shtetërore, duke i lejuar që të jenën nën çmimet e tregtimit krahasuar me pjesën tjetër të botës.
Akuzat kanë qenë veçanërisht të larta në industrinë e çelikut europian, e cila është gjendur në vështirësi kohët e fundit, duke bërë që Brukseli të vendosë mbi disa prej produkteve kineze të çelikut tarifa deri në 74 për qind tetorin e kaluar.
Ministri i Tregtisë së Kinës tha se në 2016-ën 27 vende dhe rajone vendosën 119 politika tregtare të ndara kundër Kinës, me një vlerë që përllogaritet rreth 14.34 mld dollarë, 76% më shumë se viti i kaluar.
21 vende dhe rajone ndërmorën 49 masa ligjore kundër çelikut kinez, të cilat përllogariten se kanë kushtuar rreth 7.9 mld dollarë, rritur me 63.1% në 2015-ën.