Banka qendrore e Kinës, njoftoi rishikime të kredive për makina, për të promovuar tregtimin e automjeteve dhe për të hequr parapagimet minimale, të përcaktuara nga qeveria për konsumatorët, që financojnë blerjet e makinave të reja.
Rishikimet, të parat që nga fillimi i 2018-ës, janë përpjekja më e fundit, për të rritur besimin e konsumatorëve në tregun më të madh të automjeteve në botë, ku një luftë e rënduar e çmimeve dhe ngadalësimi i kërkesës, kanë shqetësuar si prodhuesit e automjeteve, ashtu edhe autoritetet.
Institucionet financiare, mund të përcaktojnë në mënyrë të pavarur, pagesat më të ulëta që do të pranojnë për kreditë personale të automobilave, për makinat me motor benzinë dhe automjetet me energji të re (NEV), tha banka qendrore në një deklaratë të lëshuar së bashku me Administratën Kombëtare të Rregullatorit Financiar (NFRA).
Përpara rishikimit, i cili hyn në fuqi menjëherë, NEV-të i nënshtroheshin një pagese minimale prej 15%, dhe automjetet me djegie të brendshme, një kufiri paradhënie prej 20%.
“Institucionet financiare, duhet të përcaktojnë në mënyrë të arsyeshme pagesat e para, afatet dhe normat e interesit të kredive për automobila, bazuar në kreditueshmërinë dhe aftësitë e shlyerjes së huamarrësve”, thuhet në deklaratë.
Rregullatori, tha gjithashtu se inkurajoi institucionet financiare, të reduktojnë ose heqin gjobat e shkaktuara për parapagimin e kredive, gjatë procesit të tregtimit të makinave të vjetra, për të reja.
Por, përpjekjet e Kinës, për të rritur shitjet e makinave, duke ulur pagesat për kreditë e makinave, kanë probleme për shkak të një lufte çmimesh dhe kujdesi ndaj konsumatorit.
Kina, së shpejti do të zbatojë një politikë, për të ulur parapagimet për kreditë e automjeteve të pasagjerëve. / Reuters