Të armatosur me harta dhe aparate fotografikë inxhinierët kinez përcaktuan piketat në rrjedhën e lumit Morava që i vlerësojnë si më problematiket për hapjen e kanalit Danub-Preshevë-Selanik. Delegacioni kinez i kompanisë “China Gezhouba Group Corporation” pas dy javësh vëzhgimi vlerësuar se projekti për ndërtimin e kanalit ujor “Morava” është i realizueshëm edhe pse ekzistojnë pengesa të caktuara infrastrukturore të cilat mund të zgjidhen”. Reporterët e gazetës “Novosti” i janë bashkuar ekspertëve kinez në etapën e fundit të testimit të lundrueshmërisë në Moravë. “Nga Nishi deri në Bujanoc së bashku kemi vëzhguar rrjedhën e Moravës së Jugut përmes tokës pasi përmes lumit ende nuk mundet”, shkruajnë reporterët. “Morava e Jugut është e vogël, mirëpo ky projekt është i madh edhe për standardet tona”, tha Huang Ling, drejtuesi i i delegacionit të kompanisë kineze. “E dimë se kjo është një ide që ka ekzistuar edhe para njëqind vitesh, por vetëm me teknologjinë e sotme mund të arrijnë që të realizojmë projektin nga ana teknike. Një tjetër çështje e cila duhet të detajohet sipas ekspertëve kinez ka të bëjë edhe me kostot inxhinierike, vetëm pasi të përfundojnë analizat e detajuara kjo kompani do të marrë vendimin nëse do të jetë pjesë e tij.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.