Cilat janë sportet më të ndjekura në botë në vitin 2022? Në këtë klasifikim të veçantë, i realizuar nga shoqëria për konsulencë sportive me seli në Londër, Tifosy, kryeson futbolli.
Me rreth 3.5 miliardë fansa dhe rreth 250 milionë lojtarë në më shumë se 200 vende, futbolli mbetet sporti më i ndjekur në botë. Industria e futbollit, tashmë po përhapet në të gjithë botën.
Futbolli është një sport veçanërisht i aksesueshëm – kërkon në thelb një top dhe dy porta për t’u luajtur – kjo është arsyeja se pse ai është kaq i përhapur në disa prej vendeve më të pasura në botë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Japonia, Franca, Danimarka, dhe po ashtu në disa nga vendet më të varfra në tokë, si Somalia, Etiopia, Kongo dhe Liberia.
Kriketi është disiplina e dytë më e ndjekur në botë, me rreth 2.5 miliardë fansa. I lindur në Angli, të paktën në formën e tij moderne – ky sport praktikohet dhe për pasojë ndiqet – kryesisht në vendet me dendësi popullsie si India, Sri Lanka dhe Pakistani – duke zënë vendin e dytë në klasifikim. Kriketi është me të vërtetë i përhapur në vetëm rreth 15 – 20 vende me dendësi popullsie, duke arritur shifrën 2 miliardë.
Në vend të tretë renditet basketbolli, i cili ndiqet nga rreth 2.2 miliardë fansa. Kultura e basketbollit është shumë e fortë në disa vende. Duke përjashtuar Shtetet e Bashkuara, basketbolli është i përhapur në Turqi, Rusi dhe Izrael. Në pjesën tjetër të botës, ai praktikohet më së shumti në vendet aziatike, si Kinë, Japoni dhe Filipine.
Sportet më të ndjekur në botë – kriteret për të përpiluar klasifikimin
Për të realizuar këtë klasifikim u përdorën disa kritere. Duke nisur së pari nga audienca televizive, te marrëveshjet për të drejtat televizive dhe përhapja e çdo sporti në internet.
Nuk duhet nënvlerësuar edhe prania në rrjetet sociale dhe numri i ligave profesionale për çdo sport të marrë në konsideratë.
Së fundi është numri dhe të ardhurat nga marrëveshjet e sponsorizonit, numri i praktikuesve amatorë dhe rëndësia e secilit sport individual për shtypin dhe median në përgjithësi.
Sportet më të ndjekur në botë – Klasifikimi i vitit 2022
1. Futboll: 3,5 miliardë fansa;
2. Kriket: 2,5 miliardë fansa;
3. Basketboll: 2,2 miliardë fansa;
4. Hokej në fushë: 2 miliardë fansa;
5. Tenis: 1 miliard fansa;
6. Volejboll: 900 milionë fansa;
7. Pingpong: 900 milionë fansa;
8. Bejsboll: 500 milionë fansa;
9. Futboll amerikan: 400 milionë fansa;
10. Ragbi: 400 milionë fansa.