Sulmuesi gjermani Miroslav Klose ka barazuar legjendën e Kupës së Botës golashënuesin Ronaldo pas barazimit të tij 2-2 në Grupin G kundër Ganës.
Që në Kupën e tij të fundit të Botës në vitin 2006, rekordi i gjatë i Ronaldos prej 15 gola në garë kishte mbetur i paprekur, por Klose e arriti më më në fund në pjesëmarrjen e tij të katërt të Kupës së Botës.
Sulmuesi i Lazio shënoi pesë gola në Kupën e Botës 2002, pesë herë më shumë katër vjet më vonë, katër në vitin 2010 dhe tani gjatë spektaklit të kësaj vere.
Ronaldo i ka grumbulluar goditjet e tij në të tre turne, në 1998, 2002 dhe 2006 – dhe ngriti trofeun e famshme gjatë rrugës, 12 vjet para kësaj vere.
Klose, 36 vjecar, u barazua në gola me bashkatdhetarin, Gerd Muller, i cili nisi të luajë në turnet e viteve 1970 dhe 1974 dhe mban një raport të pabesueshëm prej 1.08 gola për ndeshje në Kupën e Botës.
Me 12 gola në katër Kupat e Botës mes viteve 1958 dhe 1970, legjenda e Brazilit Pele është një figurë e shquar në krye të 10 më të mirëve, dhe ishte ylli ndërsa vendi i tij ngriti tre herë trofeun në atë periudhë.
Një gol më mbrapa, janë dy lojtarë me 11, Sandor Kocsis i Hungarisë dhe gjermani hero Jurgen Klinsmann, i cili sigurisht do të marrë përgjegjësinë e SHBA në Brazil.
Tre vendet e fundit në listën tonë zihen nga një tjetër gjerman, Helmut Rahn, në vitin 1954 dhe 1958, ish-sulmuesi i Anglisë Gary Lineker dhe një nga ‘goditësit më vdekjeprurës’ argjentinas i të gjitha kohërave, Gabriel Batistuta.
Të tre lojtarët shënuan10 gola në Kupën e Botës, por vendet e tyre ka të ngjarë të vihen në rrezik në qoftë se David Villa (tetë gola) ose Diego Forlan (gjashtë gola) do të shihojnë një verë frytdhënëse në Bazilin e kësaj vere.