Chelsea e mbylli sezonin e fundit të Premier League e 12-ta, larg vendeve të para për t’u përfshirë në një kampionat europian dhe shumë larg nga Manchester City, në vendin e parë.
Por ka një klasifikim, ku Blues janë të parët, me shumë distancë – ai që llogarit shpenzimet e kryera në merkato në pesë vitet e fundit, duke nisur nga sezoni 2018/19.
Siç raporton faqja e specializuar Tifosy, Chelsea ka shpenzuar në total 1.2 miliardë euro në pesë vitet e fundit, nga të cilat 49%, ose 588 milionë euro, janë investuar në sezonin e fundit.
Shpenzimet – që lidhen zakonisht me investimet në blerjen e kartonit – ndahen mes merkatos së verës dhe atë të janarit, kur Blues ishin protagonistë në blerje, por jo në fushë.
Mesatarisht, klubi anglez shpenzoi 42.86 milionë euro në blerje.
Klubet që kanë shpenzuar më shumë në pesë vitet e fundit
Pas Chelsea, me një distancë mjaft të rëndësishme, është Juventus. Shpenzimet totale të klubit italian arrijnë në 837 milionë euro.
Në renditje janë të pranishëm edhe klube të tjera italiane si Milan, Inter, Roma dhe Napoli, në vendet e fundit të klasifikimit të 20 klubeve që kanë shpenzuar më shumë në pesë vitet e fundit.
Klubet e Premier League mbizotërojnë në mënyrë të padiskutueshme.
Siç shihet, 10 nga 20 klube janë nga Premier League, ku përveç klasikes Big Six (Chelsea, Manchester United, Manchester City, Liverpool, Tottenham dhe Arsenal) janë edhe Wolverhampton dhe West Ham, që në këtë sezon kanë rënë nga kategoria.
Në lidhje me kampionatet e tjera, në klasifikim shohim tre gjigantë të La Liga (Barcelona, Real Madrid dhe Atletico), dy të Ligue 1 (PSG dhe Monaco) dhe pesë të Serie A (Juve, Roma, Milan, Inter dhe Napoli).
Asnjë shoqëri e Bundesligës nuk shfaqet në klasifikim. Bundesliga e vetmja nga pesë kampionatet europiane që nuk përfaqësohet në këtë klasifikim, pavarësisht suksesit ndërkombëtar të Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund.
/ Calcio & Finanza dhe Tifosy