Teksa frika mbi ekonominë botërore, humbjet nga kreditë e energjisë dhe stresi mbi tregjet e financimit i kanë shtyrë aksionet bankare europiane drejt rënies, dhe vetëm një huadhënës në Indeksin e Bankave Stoxx 600 bën përjashtim dhe ‘po e mban veten fort’ këtë vit.
Komercni Banka AS, njësia çeke e Societe Generale SA të Francës, po përfiton nga ekonomia që po lulëzon e vendit të Evropës Qëndrore, një nga ‘mbulimet’ më të forta të kapitalit të Evropës dhe një objektiv në rritje i pagesës së dividendëve. Kompania raporton të ardhurat e 2015 të enjten, me analistët që presin fitimin më të lartë në tre vjet.