Integrated Micro-Electronics, Inc. (IMI), kompania e pestë më e madhe e automjeteve në botë, për ofrimin e shërbimeve të prodhimeve elektronike, si dhe një degë e AC Industrial Technology Holdings, Inc. (AC Industrials) përuroi së fundmi hapjen e fabrikës IMI Serbia, në qytetin e Nishit.
“Me realizimin e këtij investimi, ne tani po i hapim të sigurta dyert drejt së ardhmes, duke u bërë pjesë e tendencave më të fundit globale, tha Presidenti Vuçiç, në përurimin e fabrikës 14,000 m², në Lozhin Kalem, Niska Banja, Nish.
Si një ndër prodhuesit dhe krijuesit më të mirë në ndërtimin e teknologjive si kamera, sisteme të avancuara të asistencës për shoferët e automjeteve, sisteme ndriçimi, module të ndryshme baterish, kompania IMI do të jetë një prej kontribuuesve më të rëndësishëm në krijimin e makinës dixhitale të së nesërmes, tha CEO i IMI dhe AC Industrials, Arthur Tan.
“Ky investim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të IMI dhe AC Industrials për të krijuar një platformë globale prodhimi, e aftë për t’u bërë pjesë e trendeve më të mëdha të momentit, si automjetet elektronike, makinat me vetëdrejtim dhe kalimi tek energjia elektrike, shtoi ai.
Fabrika do të nxisë prodhimin e komponentëve të makinave elektronike në rajon dhe do të zhvillojë më tej ekonominë serbe. Kjo fabrikë do të jetë një zgjerim i IMI Bullgaria, tha Presidenti i kompanisë, Gilles Bernard.
IMI Serbia do të jetë fabrika e 21-të e kompanisë IMI dhe do të prodhojë pajisje të ndryshme për të plotësuar kërkesat e fabrikave të prodhimit në Filipine, Kinë, Bullgari, Çeki, Gjermani, Japoni, Meksikë, Mbretëri e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, përveç objekteve që tashmë prodhohen nga kompani të tjera të AC Industrials në Gjermani, Tajlandë, Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet.
Duke shfrytëzuar përvojën globale të prodhimit të IMI, AC Industrials kërkon të zhvillojë, të komercializojë dhe të rrisë bizneset në industri si ajo e automjeteve, që dalëngadalë po lihen në hije nga megatrendet në zhvillim. AC Industrials ndërthur ekspertizën prodhuese dhe platformën e IMI-t me pjesën tjetër të aftësive të grupit AC Industrials në dizajnin e automjeteve, zgjidhjet solare që ofron dhe teknologjitë unike që përdor.
Rreth IMI
Integrated Micro-Electronics Inc (IMI), portofoli i prodhimit të AC Industrial Technology Holdings, Inc, një degë tërësisht në pronësi të Ayala Corporation, është ndër ekspertët kryesorë të zgjidhjeve prodhuese globale në botë. IMI renditet e 18 në listën e 50 ofruesve kryesorë të EMS në botë nga Insider Market (botim i muajit mars të këtij viti), bazuar në të ardhurat e vitit 2017.
Në tregun e automjeteve, ajo tani është ofruesi i 5-të më i madh i EMS në botë. IMI ka krijuar shumë besim te klientët e saj, për cilësinë e mirë të produkteve të saj, në sektorë si automjetet, elektronika industriale dhe së fundmi, tregu i hapësirës ajrore.