Kompanitë kroate po protestojnë se një direktivë e miratuar e BE-së, që ka gjasa të rrisë pagat për punonjësit e dërguar për të punuar në shtetet e tjera të BE, do të dëmtojë bizneset e tyre dhe do të shkaktojë shkurtime të vendeve të punës.
Kompanitë kroate dhe punëdhënësit janë ankuar se direktiva e rënë dakord e BE-së që kërkon të barazojë pagat për punëtorët e vendosur në vende të tjera anembanë Bashkimit Europian, do të dëmtojë biznesin e tyre dhe përfundimisht do të rezultojë në shkurtime të vendeve të punës.
“Sigurisht që ky ndryshim në direktivë nuk na përshtatet”, tha Maja Kruljac, drejtuese e departamentit të burimeve njerëzore dhe ligjore në Zagreb Montaza, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në vend, që dërgon njerëzit për të punuar në shtetet e tjera të BE-së .
“Rezultatet tona të biznesit do të jenë padyshim më të këqija dhe mbetet dilema nëse do të kemi ndonjë përfitim për të bërë biznes jashtë vendit, gjë që si pasojë do të ndikojë negativisht në të ardhurat dhe në buxhetin e shtetit, në lidhje me taksat dhe përfitimet e punëtorëve që ne paguajmë për shtetin për këta punonjës”, tha Kruljac.
Pas negociatave të gjata, ministrat e punës nga vendet anëtare të BE vendosën të rishikojnë direktivën e BE-së që nga viti 1996 ku thuhet se kompanitë që i dërgojnë punëtorët e tyre për të punuar jashtë vendit përkohësisht duhet t’i paguajnë ato sipas kushteve të vendit në të cilin do të punojnë .