Gjatë vitit të shkuar, çështjet e çuara në Gjykatë për shkak të problematikave që lidhen me të drejtën e pronësisë, kanë qenë në total 27.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, e cila ka qenë palë e përfshirë në çështje, ky numër ka qenë në rënie krahasuar me 2017.
DPPI përfaqësohet në gjykatë në rastet kur ankimohen vendimet e Bordit të Apelit, në të cilat merr pjesë në gjykim si palë e paditur dhe bën mbrojtjen e vendimeve të saj me anë të prapësimeve, shpjegimeve dhe provave që paraqet në gjykatë.
Gjithashtu, DPPI merr pjesë në proceset gjyqësore si person i tretë edhe në
çështje me objekt zhvlerësimin, shfuqizimin e markave, konkurrencën e pandershme, etj.
Gjatë vitit 2018, PPI ka ndjekur 27 çështje në gjykatë:
– 8 (tetë) çështje në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
– 17 (shtatëmbëdhjetë) çështje në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë,
– 1 (një) çështje në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë,
– 1(një) çështje në Gjykatën e Apelit, Tiranë.
Në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka marrë pjesë për një çështje si palë e paditur me
objekt Shfuqizim Vendim Bordit, 2 çështje e paditur me objekt Shfuqizim marke dhe pesë çështje si person i tretë, me objekt konkurrencë e pandershme.
Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë ka marrë pjesë si palë e paditur, ku 16 çështje me objekt shfuqizim vendim bordit e Apelimit dhe një çështje me objekt pavlefshmëri absolute e aktit administrativ të DPPI-së.
Në gjykatën Administrative të Apelit DPPI ka ndjekur 1(një) çështje me objekt shfuqizimin e
vendimit të Bordit të Apelit, si palë e paditur. Në gjykatën e Apelit është ndjekur 1(një) çështje me objekt konstatim konkurrencë e pandershme, ku DPPI ka qenë palë e paditur.
Sipas të dhënave bëhet e ditur se rastet gjyqësore në fushën e markave e patentave janë në rënie, pasi në 2017 pati rreth 54 procese gjyqësore në këtë fushë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.