Sondazhi i ri i Bankës Qendrore Europiane, tregoi se konsumatorët e Eurozonës ulën pritshmëritë për inflacionin, një lehtësim për politikëbërësit pas një rritjeje të papritur një muaj më parë, por, rritja themelore e çmimeve ka të ngjarë të jetë ende e pandryshueshme.
BQE ka rritur normat e interesit me 375 pikë bazë gjatë vitit të kaluar, për të ndaluar rritjen e shpejtë të çmimeve dhe mund të duhet deri në vitin 2025, që inflacioni të ngadalësohet në objektivin prej 2%, pasi rritja e shpejtë e pagave dhe kërkesa e fuqishme për shërbime, ushtrojnë trysni mbi çmimet.
Pritjet mesatare për inflacionin gjatë 12 muajve të ardhshëm, ranë në 4.1% në prill, nga 5.0% në mars, ndërsa për tre vitet e ardhshme, ato ranë në 2.5% nga 2.9%, tha BQE, bazuar në një anketë mujore me 14,000 të rritur në vendet më të mëdha të Eurozonës.
Shifrat vijnë pasi komenteve të matura optimiste të politikëbërësi holandez Klaas Knot, mbi rritjen e çmimeve, duke argumentuar se problemet më të këqija të inflacionit të Europës janë tashmë në të kaluarën.
Megjithatë, Knot paralajmëroi se mund të duhet ende pak kohë, përpara se inflacioni, 6.1% në maj, të jetë plotësisht nën kontroll.
“Për shkak se inflacioni ishte i lartë për një periudhë të gjatë, presionet themelore inflacioniste janë krijuar,” tha Knot në një fjalim. “Ka të ngjarë, që trysnitë e çmimeve në këto zona, do të jenë më të vështira për t’u ulur.”
Megjithatë, Knot argumentoi se ka prova në rritje, si në kushtet e financimit ashtu edhe në treguesit makro, se politika e BQE-së po funksionon.
“Është qetësuese të shohësh shenjat e para të politikës monetare të kohëve të fundit, që po transmetohen në ekonominë reale,” shtoi Knot.
Një listë e gjatë politikëbërësish, duke përfshirë Knot, kanë argumentuar se rritja e normës së BQE-së në qershor, duhet të pasohet nga një lëvizje tjetër në korrik, që inflacioni të jetë plotësisht nën kontroll.
Por, perspektiva përtej kësaj është më e errët. Presidenti i Bundesbank Joachim Nagel, ka argumentuar se nuk është e sigurt, që normat do të arrijnë kulmin këtë verë, ndërsa homologu i tij francez Francois Villeroy de Galhau, tha se ai mendonte se rritjet do të përfundonin deri në fund të verës.
Sondazhi i pritshmërive të konsumatorëve të BQE-së, përfshiu gjithashtu një pjesë të re, që mund të mbështesë argumente për shtrëngim më të kujdesshëm të politikave.
Konsumatorët panë rritje më modeste të pagave, ulën pritshmëritë e papunësisë dhe ishin më pak pesimistë për perspektivat e rritjes së bllokut, edhe nëse parashikonin ende rënie ekonomike në të ardhme. / Reuters