Rregullatori holandez ACM ka gjobitur KPN dhe Vodafone, respektivisht me 250 mijë euro KPN-në dhe 200 mijë euro Vodafonin, për shkelje të neutralitetit të internetit/rrjetit. KPN u gjobit për bllokimin e disa shërbimeve të caktuara, duke përfshirë disa forma të VoIP, nga hotspotet falas të WI-Fi të tij. Duke iu referuar rregullatorit ACM, shpërndarësit/ofruesit nuk mund të “diskriminojnë” mes disa shërbimeve, të ofruara në një lidhje të njëjtë interneti.
KPN deklaroi se e pranon gjobën dhe bie dakord me vlerësimin e ACM-së. Rregullat e neutralitetit të internetit janë shtuar te Ligji i Telekomunikacionit në vitin 2013, dhe KPN-ja zbatoi shërbimet e saj më pas. Operatori vuri në dukje se ajo ofroi një version premium të shërbimit Wi-Fi, në të cilat, të gjitha shërbimet janë të lejuara.
Vodafone ofroi qasje në një aplikacion me HBO, me plane të caktuara, pa i marrë pagesën për trafikun e të dhënave.
“Ligji nuk lejon operatorët që të përcaktojnë se cilat shërbime mund të përdorin klientët në internet”, deklaroi ACM-ja. Vodafone nuk ka komentuar ende për këtë ngjarje.
Sipas ligjit holandez, shpërndarësit/ofruesit e internetit, mund të mos bllokojnë shërbime të caktuara ose aplikacione, të mos përfitojnë pagesa të ndryshme për qasje në shërbime të veçanta apo aplikacione në internet.