Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj, duke cituar fillimisht të gjithë nenet e Procedurës Civile që kanë ndryshuar, e që do nisin të zbatohen praktikisht, bëri një përmbledhje të rezultateve të deritanishme nga aksioni antiinformalitet.
Shehaj tha edhe se çdo punonjës i tatimeve i ndalohet, sipas ligjit, që të ketë në pronësi të tij apo të afërmve zyrë konsulence financiare apo kontabiliteti. ” Nëse shkelet kjo, do të merret masa e shkarkimit menjëherë nga detyra”- paralajmëroi kreu i Tatimeve.
Duke theksuar se në terren vijojnë kontrollet, znj. Shehaj tha se në 25 ditë ka pasur një rritje të punonjësve të siguruar. Shehaj ripërsëriti se masa e shkeljes për mosvendosjen në skemën e sigurimeve shoqërore është 500 mijë lekë.
“ Ne kemi parë një reagim pozitiv nga ana e tatimpaguesve, duke pësuar një rritje të numrit të kasave fiskale, gjithashtu një rritje të xhiros më 35 % të deklaruar, krahasuar me shtatorin e vitit të shkuar”.- tha kreu i Tatimeve, në deklaratën para mediave.
Shehaj bëri me dije edhe se, afishimi i çmimit të mallrave në një biznes duhet aplikuar dhe se mungesa e tyre dënohet me gjobë 500 mijë lekë.
Duke vijuar me të dhenat e aksionit, Shehaj tha se vetëm për shtatorin, kemi 14373 biznese të reja të regjistruara pranë QKR-së.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.