Shqipëria është vizituar nga kritiku i famshëm italian Vittorio Sgarbi, gjatë përfaqësimit të saj në panairin ndërkombëtar BIT Milano 2016 ( marrin pjesë Agjencia Kombëtare e Turizmit si dhe 8 operatorë turistike.)
Të shumtë ishin mediat italiane të cilat e kthyen fokusin e tyre drejt Shqipërisë, si një destinacion që mund të përfshihet në listën e tyre. Vittorio Sgarbi ka deklaruar para mediave italiane se Shqipëria padyshim është një suprizë, raporton Il sole.
“ Le ta marrim Shqipërinë ne, është një vend shumë i bukur”- ka thënë kritiku i njohur, i cili e ka krahasuar vendin tonë edhe më Sardenjën.
“ Shqipëria është po aq e bukur sa Sardenja”- ka thënë ai në fund.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.