Kriza ekonomike që ka përfshirë Europën po ndikon ndjeshëm te konsumatorët e duhanit. Një e treta e duhanpirësve po konsumojnë duan me çmim të lirë, ndërsa në Kosovë kjo shifër llogaritet në rreth 35%. Por, kriza nuk ka ndikuar uljen e konsumit të duhanit. Duhanpirësit e prekur nga kriza kanë filluar të kalojnë nga duhani i fabrikuar si cigare në atë që mbështillet vet. Në rajonin e Kosovës rreth 3% e duhanpirësve ndjekin këtë tendencë. Drejtori i fabrikës së duhanit “TDR” në Rovinj të Kroacisë, Davor Tomaskoviq thotë se numri i konsumuesve të duhanit të lirë dhe duhanit të hapur do të vazhdojë të rritet edhe më tej, sidomos në Europë. Parashikohet që deri në vitin 2017 taksat mbi duhanin të rriten me 20%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.