Banka Qendrore e Kroacisë ka ngritur parashikimin për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit në vitin 2021, në 8.5%, nga 6.8% që ishte parashikuar në korrik, deklaroi banka të enjten.
“Në tremujorin e tretë të këtij viti, ne parashikojmë një rritje të fortë vjetore të PBB-së dhe më vonë ajo do të ngadalësohet deri në fund të vitit, kështu që rritja reale ekonomike e këtij viti mund të arrijë në 8.5%”, tha guvernatori i bankës qendrore, Boris Vujcic, gjatë një konference në Opatija.
Disa pjesë nga fjalimi i tij në konferencë u publikuan në faqen e internetit të bankës qendrore. Ekonomia e Kroacisë u tkurr me 8.4% vitin e kaluar, për shkak të pandemisë Covid-19.
Për vitin e ardhshëm, Vujcic parashikon një rritje ekonomike prej 4.1% e cila do të ndikojë pozitivisht në punësim dhe shitje.
Sipas skenarit bazë të bankës qendrore, inflacioni në Kroaci mund të rritet butësisht deri në 2.3% në vitin 2021, para se të ngadalësohet në 2.1% vitin e ardhshëm, tha Vujçiç.