Sipas gazetës kroate, Kroacia është bërë pjesë e garës së ashpër, për të tërhequr në vend investimin e Volkswagen-it për të ndërtuar këtu fabrikën e re të prodhimit të automjeteve. Vlera e investimit pritet të kalojë shifrën 1 miliard euro. Sipas lajmit të publikuar në gazetën vendase, Kroacia do të hyjë në garën për fabrikën e re të Volkswagen-it, së bashku me Bullgarinë, Serbinë dhe Rumaninë.
Investimi mbi 1 miliard euro pritet të hapë edhe rreth 4,000 vende të reja të pune.
Fillimisht u njoftua se kjo fabrikë do të ndërtohej në qytetin turk të Izmirit dhe se do të arrinte vlerën 1.3 miliardë euro, por më pas njoftimi u pezullua. Sipas planifikimeve fillestare, në këtë fabrikë do të prodhohen rreth 300,000 makina Passat dhe Skoda.