Ligji që ndalon kushtet e padrejta të shitjes me pakicë në zinxhirin e furnizimit të ushqimit duhet të përmirësojë pozitën e prodhuesve të ushqimit vendas krahasuar me atë zinxhir të shitjeve me pakicë në Kroaci.
Zv.ministri i Bujqësisë, Krunoslav Karaliç, tha se ligji që po përgatitet nga Ministria e tij është në fazë drafti dhe ka për qëllim të sjellë rregull në treg dhe efekti i pritur është një pozitë më e mirë në treg e prodhuesve të ushqimit vendas, raporton Tportal.hr më 7 korrik, 2016.
“Qëllimi kryesor i ligjit është të parandalojë abuzimin me pozicionin e negociatave dominuese në zinxhirin e furnizimit të ushqimit dhe të zbatojë marrëdhëniet tregtare të ndershme në këtë zinxhir. Me këtë ligj, ne gjithashtu duam të sanksionojmë imponimin e padrejtë dhe transferimin e shpenzimeve nga njëra anë e zinxhirit në një tjetër, por edhe për të sanksionuar shkeljen e padrejtë të kontratës në atë zinxhir, si dhe tarifa të pajustifikuara për disa shërbime inekzistente”, tha Karaliç.
Ai gjithashtu listoi si një segmentet më të rëndësishme edhe sanksionimin e shitjes së produkteve më poshtë çmimit të tyre të blerjes me TVSH. Sipas tij, ligji në radhë të parë sjell rendin në treg dhe një sistem tashmë në vendin e duhur në të 20 vendet anëtare të BE-së, me efektin përfundimtar të një pozite më të favorshme të prodhuesve të ushqimit vendas, ndërkohë që konkurrenca e tyre do të zgjidhet me masa të tjera.
Zv.ministri i Ekonomisë, Željko Pravdiç, theksoi se prodhuesit e ushqimit kroat e gjetën veten me probleme shtesë, për shkak të embargos me Rusinë, kur rezervat ushqimore europiane filluan të shtrihen edhe në vendet më pak të organizuara në atë segment.
Ai beson se Kroacia nuk e ka përdorur këtë mundësi që kur ka hyrë në BE, me zinxhirët e shitjes me pakicë ende që diktojnë pothuajse të gjitha kushtet e tregut, që nga vendosja e produktit te çdo gjë tjetër.
Përfaqësuesi i Dhomës Kroate të Bujqësisë, Mato Brlošiç, thotë se nuk e dinë sa i vjetruar mund të jetë mishi që importohet me çmime të ulëta, ndërkohë që prodhuesit vendas nuk mund të çojnë në treg prodhimet e tyre cilësore.