Një hormon që ‘kontrollon’ veprimet tona dhe influencon vendimet tona. Ai është oksiticina , hormoni i dashurisë prodhuar nga trupi në situata të ndryshme, dhe që është i lidhur ngushtë me marrëdhëniet emocionale. Rritet, për shembull, kur shkëmbejmë emocione, sepse është i lidhur me vetë-respektin dhe humorin e mirë. Tanimë një studim i Universitetit Rockefeller (USA) mbi minjtë femra, botuar në Cell Press, sugjeron se edhe neuronet e lëvores paraballore – përgjegjëse për ekspresionin e personalitetit ose të vendimeve- ndërveprojnë me nivelet e oksitocinës.
Hulumtimi hap rrugën zbulimeve interesante. ‘Në të ardhmen ne mund të kuptojmë se si aktivizohen qarqet neurologjike që luajnë rol në çrregullimet e spektrit të autizmit dhe në çrregullime të tjera të sjelljes’, shpjegojnë shkencëtarët. ‘Puna jonë sugjeron se disa aspekte të sjelljes së një personi mund të ndikohen nga nivele të larta të oksitocinës, të cilat ndodhin në një shumëllojshmëri kontekstesh sepse ky hormon ndikon edhe neuronet e korteksit paraballor ‘.