La Liga spanjolle do të humbë 300 milionë euro nëse do të rinisë të luhet në stadium me porta të mbyllura. Kështu shkruan gazeta e përditshme Expansiòn, e cila thekson se nëse kampionati nuk rinis, humbjet do të ishin rreth 1 miliard.
Gazeta spanjolle shkruan se sektori i futbollit në Spanjë përfaqëson rreth 1,37% të PBB kombëtare dhe punëson rreth 185 mijë persona.
Artikulli shpjegon se nëse sezoni do të mbyllej tani, duke marrë në konsideratë edhe ndalimin teorik të Champions dhe Europa League, fitimet e munguara do të shkonin rreth 1 miliard euro.
Por nëse La Liga spanjolle do të riniste, fitimet e munguara do të reduktoheshin në 300 milionë euro, falë mbrojtjes së të ardhurave nga të drejtat televizive që vlerësohen në 500 milionë euro.