Fotografi Leon Çika ka lindur më 1954 në Tiranë në një familje me origjinë nga Dardha e Korçës. Ai ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në degën e grafikë – dizainit (1977). Kontaktin e parë me fotografinë Çika e mori pas mbarimit të studimeve dhe caktimit si piktor skenograf në Pallatin e Kulturës “ Gramsh, ku shpesh herë realizonte dhe fotografitë e veprimtarive artistike. Më tej si piktor merr pjesë në grupin e piktorëve për projektimin e interiereve të Muzeut Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu (Krujë 1980 – 1982). Nga viti 1981 “1984 ishte shef i Laboratorit Fotografik të Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Fotografi Leon Çika në vitet 1981 “ ˜82 së bashku me Kostandin Lekën (fotograf në UT) vendosën kontaktet e para me Kodak, duke e futur së pari ATSH (Shqipërinë) në listën e klientëve të saj serioz. Çika në ato vite (1981 “˜84) krijoi një koncept të ri në publicitetin e stendave fotografike, që ATSH publikonte për publikun, duke larguar përfundimisht fotografitë klishe – standarde të politizuara në formë pllakateske. Në stendat e ATSH-së publiku filloi të komunikonte me realizime artistike lirike të natyrës shqiptare, të monumenteve të kulturës e momenteve jetësore (vepra kryesisht të Çikës dhe kolegëve të tjerë). Çika gjatë mëse 25 vjet pune plot pasion dhe kërkimesh vetjake të natyrës profesionale ka realizuar vepra fotografike në dy drejtime: fotografinë dokumentare “ zyrtare të ngjarjeve të ditës “ New dhe fotografinë artistike që ishte dhe është pasioni i tij i lindur. Leon Çika mund të vlerësohet si fotograf i natyrës së Shqipërisë Juglindore. Ai veprat e tij fotografike i realizon në formë ciklesh që për të vazhdimisht janë të papërfunduara, pasi pasurohen në vazhdimësi. Vetëm për ciklin Liqeni i Pogradecit duke filluar nga viti 1974 e në vazhdim, Çika ka realizuar 6,000 negativa, kryesiht me ngjyra. Duke kërkuar emocionin, magjinë, të papriturat e ndryshimeve që ky liqen pëson edhe brenda pak çasteve, Leon Çika në veprat e tij fotografike kushtuar liqenit të Pogradecit zbulon poezinë që Lasgushi i madh pati si frymëzim në veprat e tij poetike të jashtëzakonshme. Fotot e këtij cikli të madh e unikal kanë brenda tyre përveç mjeshtrisë, magjinë e momentit, poezinë e gjetjes kompozicionale dhe bukurinë që vetë kjo trevë ta dhuron. I mrekulluar nga dimri dhe vjeshta në qytetin dhe fushën e Korçës, në fshatrat e saj magjikë: Voskopojë, Dardhë, Vithkuq, Prespë etj., Çika realizon ciklin tjetër Korça – dashuria ime. I pajisur me një Kulturë të gjerë falë një biblioteke fantastike e një koleksioni unikal diskografik muzikor të trashëguar nga babai, Niko Çika, të kontakteve me literaturën profesionale të fushës, Leoni në veprat e tij fotografike e rrethon imazhin me magjinë emocionale shpirtërore, duke evidentuar diku magjinë e papërsëritshme mëngjezore, diku qetësinë gati hyjnore të liqenit e në realizime të tjera emocione që të ofron ndoshtavetëm natyra shqiptare në stinët e ndryshme. Me një shpirt kërkues e i pangopur ndaj bukurive natyrore e njerëzore fotografi Çika është aktualisht një nga figurat kryesore bashkëkohore të fotografisë shqiptare. Ciklet e tij fotografikë Lulet, Bjeshkët, Berati, Riviera shqiptare kanë zënë tashmë vend në publikimet kryesore të Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit Shqiptar. Çika sidoqoftë mbetet një fotograf lirik i jashtëzakonshëm.Për lexuesin e Monitor, Leon Çika ka ofruar 7 vepra fotografike. Çmimi i fotove të tij luhatet nga 200 “ 700 euro.
Ylli Drishti
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.