Ka nisur sot shitja e biletave për finalen e UEFA Europa Conference League 2022 mes Roma-s dhe Feyenoord, e cila do të zhvillohet në Tiranë, të mërkurën, më 25 maj, në orën 21:00.
Shitja e biletave nga UEFA filloi sot, 10 maj, ora 12:00. Çmimet nisin nga 25 euro.
Shitja e biletave do të jetë për ata që konsiderohen “publik i përgjithshëm”, ose ndryshe i hapur për çdo blerës në botë. Cilido mund të hyjë në portalin e UEFA dhe të kërkojë të rezervojë një vend të stadium, dhe konfirmimi do të vijë në email pas pagesës online.
Për tifozët dhe publikun janë të disponueshme për t’u blerë 16.500 bileta nga 20.000 (kapaciteti i stadiumit për finalen).
Dy skuadrat që mbërritën në finale do të marrin 4.000 bileta secila, ndërkohë që 8.500 bileta janë në shitje për tifozët në të gjithë botën nëpërmjet faqes UEFA.com.
Çmimet zyrtare të biletave të vëna në dispozicion nga UEFA
Kategoria 4: €25,
Kategoria 3: €45,
Kategoria 2: €85,
Kategoria 1: €125
/ UEFA