Ministria e Financave ka bërë gati projektudhëzimin që rregullon zbatimin e ligjit të ri të TVSH në Furnizimet e Ttatueshme, të cilin e disponon Monitor .al.
Udhëzimi qartëson për qëllime të TVSH-se dallimin midis furnizimit të mallrave dhe furnizimit të shërbimeve për zbatimin e dispozitave në lidhje me vendin e furnizimit ( vendi i tatimit), kërkueshmërinë, momentin e leshimit te fatures, shkallën e TVSH-se ose përjashtimin, si dhe në lidhje me regjimet e ndryshme tatimore.
2. Ligji i përcakton transaksionet si:
*Të tatueshme nga natyra dhe këto jane pikërisht furnizimet e mallrave dhe shërbimeve që ligji i percakton si furnizime të tatueshme, përvec kur bejnë pjesë në transaksionet e perjashtuara dhe,
* Të tatueshme kur ligji i percakton si të tilla. Transaksionet e tatueshme sipas ligjit edhe pse nuk jane transaksione të tatueshme për nga natyra, trajtohen si transaksione të tatueshme kundrejt pageses, sepse nese nuk tatohen ato shkaktojnë shtrembërim të konkurencës.
Shembull: Një person i tatueshem supermarket furnizon mallra ushqimor. Ne fund të vitit u shpërndan dhuratë punonjësve të supermarketit nga një shporte mallrash me vlerë 7.000 lekë për festat e fundvitit. Ky përson i tatueshëm kryen furnizime të tatueshme sipas natyres pasi ai furnizon mallra ushqimor te tatueshëm me TVSH. Ndërkohë mallrat që shpërndan si dhuratë për punonjesit, për qëllime të TVSH-se konsiderohen si furnizim kundrejt pagesës dhe si te tilla konsiderohen transaksion i tatueshëm sepse ligji e përcakton te tillë.
Në transaksionet e tatueshme nga natyra sic përcaktohet ne nenin 7,8,10 dhe 11 të ligjit përkufizohen kategoritë që hyjnë në fushën e zbatimit të TVSH, konkretisht:
a) furnizimi i mallrave të trupëzuara, ku perfshihen mallra të luajtshëm dhe të paluajtshëm;
b) furnizimi i shërbimeve;
3. Shpesh disa operacione paraqesin një karakter të përzier malli dhe shërbimi. Persa i përket furnizimeve të përziera sipas nenit 17 te ligjit përcaktohet se furnizimi i shërbimeve i përfshirë në furnizimin e mallrave është furnizim malli. Ashtu sikurse furnizimi i mallrave, i përfshirë në furnizimin e shërbimeve, është furnizim shërbimi. Furnizimi i shërbimeve, i përfshirë në importin e mallrave, është pjesë e importit të mallrave.
Keto raste janë të një natyre të tillë që duhet të analizohen rast pas rasti në varësi të transaksionit që kryhet, por duhet të kuptohet që nuk është vlera ose kosto ajo që bën përcaktimin nëse një furnizim është furnizim malli ose shërbimi.
Shembuj të aktiviteteve që paraqesin karakter të perzier përmendim: Punimet e instalimit lidhen në të njëjtën kohë me furnizimin e materialeve dhe me shërbimin për vendosjen e tyre.
Po ashtu, duhet bërë dallimi mes riparimit që ka karakterin e një furnizimi shërbimi (malli qe riparohet e ruan cilësinë e tij si objekt i përdorur edhe pse per te kryer riparimin mund te furnizohen në të njejtën kohë edhe materiale, ndërkohë që rinovimi dhe përpunimi i një malli karakterizohen me krijimin e një malli të ri dhe për pasoje më një furnizim malli të fabrikuar.
Shërbimi që merr pacienti në spital kur shkon per t’u diagnostikuar është shërbim për realizimin e të cilit perdoren edhe materiale apo mallra spitalore, por ajo qe është vendimtare në këtë rast është konsulta, vizita e mjekut, trajtimi i pacientit, si një furnizim shërbimi pasi ky është edhe qëllimi i hospitalizimit.
Nga ana tjetër, tirazhi i fotografive që konsiston thjesht në printimin e skedarëve që i dorëzohen klientit duke bërë ndoshta edhe ndonjë përmirësim të standartizuar (dimensionet, kontrolli i cilësisë), konsiderohet si furnizim malli, ndryshe nga fotografite qe behen nga nje profesionist i fushes te cilat karakterizohen puna e fotografit per te zgjedhur modelin, sugjeruar pozicionin etj dhe jo thjesht nga printimi i fotove. Pra, realizimi i fotografive me anë të shkrepjeve të aparatit të fotografit, me kërkesë të klientit, do të konsiderohet si furnizim shërbimi.
Po ashtu, do të konsiderohen si furnizime malli rastet e prodhimit dhe shitjes në një numër të madh kopjesh të artikujve tregtarë si kartolinat e ndryshme, portretet e artistëve apo të personaliteteve etj.
Nocioni i serisë (psh prodhimi ne seri) shpesh bën dallimin mes furnizimit të mallrave dhe furnizimit të shërbimeve për operacionet që kryhen me filmat. Ashtu sikurse furnizimi i standart-softëare të cilët prodhohen në seri është furnizim malli ndërkohë që furnizimi i softëare të ndërtuar dhe konceptuar (përshtatur) sipas nevojave specifike dhe kërkesës së klientit është furnizim shërbimi.
Puna e krijimit dhe vendosjes së imazheve në një suport publicitar ose manjetik, ose prodhimi i një softëare special (sipas porosise), janë një furnizim shërbimi për aq kohë sa vlera e shërbimit nuk mund të krahasohet në vlerën e suportit të tij material, ose e shprehur ndryshe, shërbimi nuk materializohet tërësisht në produkt.
Përkundrazi, shitja e riprodhimeve në një numër të madh kopjesh filmash konsiderohet si furnizim malli sepse pjesa e furnizimit të produktit seri tejkalon gjerësisht vlerën e shërbimit të fotografimit dhe të tirazhit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.