Presidenti i Mabetex Group së bashku me stafin e tij menaxhues, ka qëndruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një vizitë disaditore ku dhe ka marrë pjesë në Takimin Vjetor të Investitorëve në Dubai, shkruan portali arbresh.info.
Mabetex ishte kompania e vetme që ka përfaqësuar shtetin e Kosovës në këtë takim me pjesëmarrës nga 120 shtete të botës.
Mabetex ka prezantuar projektet e veta, në mesin e të cilave ishte edhe projekti i Divjakës i cili zgjoi interesim shumë të madh tek investitorë të ndryshëm.
Presidenti i Mabetex Group, Afrim Pacolli, zhvilloi takime me struktura të larta shtetërore si dhe me zyrtarët më të lartë të kompanive më të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi, si: Al Habtoor Group, Mubadala, Aldar dhe Jumeriah Group.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.