Mali i Zi/ HUDEX e Hungarisë zgjidhet si tregu i referencës së energjisë 2020-‘22

09/01/2020 9:30 AM 0 komente

Agjencia rregullatore e energjisë në Mal të Zi, RAE, ka zgjedhur HUDEX-in e Hungarisë, si një treg reference të energjisë për vendosjen e çmimeve të energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiakë, deri në vitin 2022.

Përpara marrjes së vendimit, agjencia ka inspektuar të dhënat nga shkëmbimet e energjisë të vendeve të vendosura pranë Malit të Zi, përkatësisht SEEPEX të Serbisë, CROPEX të Kroacisë, SOUTHPOOL të Sllovenisë dhe HUPEX të Hungarisë. RAE zgjodhi HUPEX-in e Hungarisë, pasi kjo ishte e vetmja ku tregtimi i çmimeve të energjisë zhvillohet edhe për kontratat e së ardhmes.

Sipas legjislacionit të Malit të Zi, çmimet e energjisë elektrike të përdoruesit fundor, për konsumatorët shtëpiakë nuk mund të rriten mbi çmimin e ponderuar të energjisë elektrike të arritur vitin e kaluar, ndërsa çmimet e kontratave të së ardhmes për vitin pasardhës në një shkëmbim referencë të energjisë të zgjedhur nga RAE.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of