Kompania ajrore malazeze, Montenegro Airlines, shënoi një rekord prej 593.939 pasagjerësh në dhjetë muajt e 2019, duke u rritur me 3 %. Vetëm në tetor, kompania transportoi 52.983 pasagjerë, duke shënuar rritje prej 8 % në vit, tha zyra e shtypit të kompanisë, në një deklaratë për shtyp javën e kaluar.
“Rezultatet rekord të dhjetë muajve të këtij viti tregojnë që ne do të arrijmë të përmbushim planin tonë, duke transportuar deri në 660,000 pasagjerë deri në fund të këtij viti, njëkohësisht duke thyer rekordin e një viti më parë, prej 645,000 pasagjerësh” – tha drejtori ekzekutiv, Zivko Banjevic.
Z. Banjevic shtoi se rritja rekord në numrin e pasagjerëve ka ndikuar edhe në reduktimin e humbjeve të kësaj kompanie ajrore, duke i çuar ato në 1.97 milionë euro (2.17 milionë dollarë amerikanë).