Shitjet me pakicë në Eurozonë u rritën në mars, duke shënuar rritjen më të lartë, që nga shtatori 2022. Aksionet europiane reaguan pozitivisht, të nxitura nga fitimet më të mira se sa pritej, të korporatave dhe shpresat, për një ulje të normës së interesit të Bankës Qendrore Europiane.
Shitjet me pakicë në Eurozonë, dëshmuan rritjen më të mprehtë mujore, që nga shtatori 2022, duke shfaqur shenja premtuese të rimëkëmbjes ekonomike në konsumin familjar.
Të dhënat e publikuara nga Eurostat, treguan se shitjet me pakicë në Eurozonë, patën rritje mujore 0.8% në mars. Rikthimi, erdhi pas një rënieje të rishikuar prej 0.3% në shkurt, dhe tejkaloi pritjet e tregut për një rritje 0.6%.
Shitjet vjetore u rritën me 0.7%, duke përmbysur rënien 0.5% në shkurt dhe duke shënuar normën e parë pozitive vjetore, që nga shtatori 2022, më e larta që nga maji 2022.
Në Eurozonë, të dhënat e marsit treguan një rritje 1.2% në shitjet e ushqimeve, pijeve dhe duhanit, ndërsa produktet joushqimore (me përjashtim të karburantit për motorët), mbetën të qëndrueshme. Shitjet e këtyre karburanteve në dyqane të specializuara, patën një rritje prej 2.0%. Në të gjithë Bashkimin Europian, shitjet e ushqimeve, pijeve dhe duhanit, u rritën me 0,8%, produktet joushqimore (përveç karburantit motorik) me 0,5%, dhe karburantet motorike në dyqanet e specializuara me 1,5%.
Performancat e shteteve anëtare janë në kontrast të fortë me MB
Ndër vendet anëtare, me të dhëna të disponueshme, Polonia, Qiproja dhe Hungaria, shënuan rritjet më të rëndësishme mujore, në vëllimin total të tregtisë me pakicë, me përkatësisht 7.3%, 4.8% dhe 2.0%. Në të kundërt, Suedia, Malta dhe Austria, pësuan rëniet më të mëdha, përkatësisht me 1.8%, 1.0% dhe 0.8%.
Kjo performancë e forte, brenda Eurozonë, bie në kontrast të forte, me situatën në Mbretërinë e Bashkuar, ku shitjet me pakicë në prill 2024 ranë me 4.4%, duke sfiduar pritjet për një rritje prej 1.6%. Rënia i atribuohet motit të keq dhe datës së Pashkëve për këtë vit.
Helen Dickinson, drejtuese ekzekutive në Konsorciumin Britanik të Shitjes me Pakicë, vuri në dukje se moti i keq dhe shitjet zhgënjyese, kontribuan në një fillim të zymtë të pranverës, duke prekur veçanërisht sektorë, si veshjet dhe këpucët, veçanërisht veshjet sportive, si dhe mobiljet e mjediseve te jashtme.
Aksionet europiane të mbështetura nga të ardhurat; pritshmëritë për uljen e normave
Tregjet europiane të aksioneve, reaguan pozitivisht ndaj të dhënave të shitjeve me pakicë. Indeksin Euro Stoxx 50, u ngjit me 0.6%, duke synuar seancën e tretë radhazi të fitimeve. Ndjenja e tregut, mbetet e nxitur nga fitimet më të mira se sa pritej, të korporatave, dhe uljet e parashikuara të normave, nga Banka Qendrore Europiane.
Lëvizjet e rëndësishme në tregun e aksioneve, përfshinin bankën e dytë më të madhe të Italisë, UniCredit, e cila u rrit me 3.1% në nivelin më të lartë 13-vjeçar, pasi raportoi një rritje të konsiderueshme në të ardhurat neto, të tremujorit të parë dhe përmirësoi perspektivën e saj financiare për vitin.
Aksionet e UBS, u rritën më shumë se 8%, pas shpalljes së fitimit para taksave, prej 2.2 miliardë euro), duke tejkaluar ndjeshëm pritshmërinë për 970 milionë euro fitim. Në Gjermani, aksionet e Infineon, u rritën me më shumë se 6%, pavarësisht se prodhuesi i çipave, rishikoi perspektivën e tij të të ardhurave në rënie, për herë të dytë për vitin fiskal 2024.
Aksionet e Zalando, pësuan një rritje afërsisht 5%, pasi kompania raportoi një kthim në rritjen e të ardhurave dhe ofroi një perspektivë optimiste, të nxitur nga lojërat e ardhshme olimpike në verë. Ndërkohë, aksionet e Deutsche Post, u rritën me 1%, pas rezultateve që përmbushën kryesisht pritshmëritë. Në të kundërt, Siemens Healthineers, pa që aksionet ranë gati 4%, për shkak të një rënie të konsiderueshme të të ardhurave, të përkeqësuar nga një ngadalësim i dukshëm në Kinë.
Investitorët dhe vëzhguesit e tregut, tani po presin publikimin e Llogarive të Takimit të Politikës Monetare nga Frankfurt (Monetary Policy Meeting Accounts) këtë të premte, gjë që mund të forcojë më tej pritjet për uljen e normave në qershor.
Tregjet e parasë, aktualisht po vlerësojnë një ulje prej 80 pikësh bazë të normave të interest, deri në fund të vitit, duke sugjeruar se do të ketë plot tre ulje, me 25 pikë bazë secila. / Euronews