Mbi njëqind vjet më parë, Lojërat Olimpike të Parisit të vitit 1900, zhvilluan aktivitetet e kanotazhit dhe notit në lumin Senë, dhe në pak më shumë se 60 ditë, kur Lojërat Olimpike të 2024 do të fillojnë, ka plane për të notuar përsëri atje.
Ka vetëm një problem: noti është i ndaluar në lumin Senë, që nga viti 1923 për shkak të problemeve të cilësisë së ujit dhe qyteti i Parisit, ka bërë përpjekje për ta rregulluar atë.
Noti në Senë, filloi në mesin e shekullit të 17-të përgjatë Quai Sully dhe zakonisht bëhej pa veshje, megjithëse në shekullin e 18-të, rrobat filluan të kërkoheshin me ligj.
Në 1801, autoritetet ndërtuan pishinën Deligny, në anë të lumit, të furnizuar nga uji i Ssenës, dhe nga fundi i shekullit të 19-të, kishte 20 pishina të ngjashme përgjatë lumit.
Megjithatë, në shekullin e 20-të, njerëzit kishin filluar të përdornin pishinave me bazë në tokë apo në ambjente të brendshme, dhe pishina Deligny përfundimisht u mbyll në 1993.
Ishte kryetari i bashkisë së Parisit në vitin 1988, Zhak Shirak, i cili premtoi se Sena do të ishte mjaft e pastër, që njerëzit të notonin në të deri në vitin 1994 – në fakt, është dashur pak më shumë, edhe pse ka pasur përparim – në atë kohë, kishte tre lloje peshqish në lumë dhe tani besohet se janë rreth tridhjetë.
Megjithatë ka vështirësi; lumi është një rrugë ujore kryesore urbane dhe një raport i fundit, tregoi nivele shumë të larta të baktereve, ku do të zhvillohet triathlon dhe noti. Problemi është, se kur ka shumë ujë shiu, ai përfundon në Senë.
Pikërisht në kohë, më 2 maj, qyteti i Parisit zbuloi masterplanin e saj, për përmirësimin e cilësisë së ujit; një rezervuar i madh, që mund të mbajë 50,000 metra kub ujëra të zeza dhe shiu, tre vjet në gërmim. Kjo është e barabartë me 20 pishina me përmasa olimpike.
Ky sistem mbresëlënës tunelesh, ndodhet prapa stacionit të trenit të Parisit, Gare d’Austerlitz, midis spitalit Pitié-Salpêtrière dhe linjës 5 të metrosë, dhe do të parandalojë, që uji i patrajtuar të hyjë në Senë dhe degën e tij, Marne.
Një nga arsyet, pse Parisi fitoi ofertën e tij për të pritur Lojërat Olimpike 2024, është për shkak të synimit të qytetit në qëndrueshmërinë dhe përdorimin e infrastrukturës ekzistuese, për të pritur ngjarjet.
Fshati i ri Olimpik, është një shembull i mirë, se si qyteti planifikon të rigjenerojë dhe të lërë një trashëgimi.
Përtëritja e arteries lumore të Parisit, është një shembull tjetër, se si do të përfitojë qyteti pas Lojërave Paralimpike.
Deri në vitin 2025, publiku do të lejohet të notojë në Senë në tre vende: Bras Marie, Grenelle dhe Bercy (përkatësisht në qarqet e 4-të, 15-të dhe 12-të).
/ Shqip.al