Për turistët, që kërkojnë pushime ekonomike në Europë këtë vit, ka lajme të mira.
Një raport i ri, që anketoi qytetet e kontinentit, zbuloi se kostot janë ulur në 60% të destinacioneve.
Raporti vjetor i Zyrës Postare të Mbretërisë së Bashkuar (UK Post Office annual travel money report), krahason çmimet e pushimeve të shkurtra, në 37 qytete në të gjithë Europën, si në përgjithësi, ashtu edhe për artikuj të veçantë si akomodimi, ushqimi dhe atraksionet kulturore.
Top dhjetëshja, dominohet nga destinacionet e Europës Lindore. Ja cili qytet doli në krye si më i liri në kontinent.
Cili qytet në Europë është më i lirë për pushime?
Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, ka rifituar kurorën, si qyteti me vlerën më të mirë. Kostot, janë më shumë se 10% më të ulëta se Lisbona, që vjen e dyta, dhe më pak se gjysma e atyre të 18 qyteteve të tjera.
Lisbona, në vend të dytë në Portugali, është ende qyteti me vlerën më të mirë të Europës Perëndimore.
Pavarësisht një rritje prej 26% në koston mesatare të akomodimit me tre yje, çmimet mbeten të mira për ushqimet, pijet dhe mallrat e tjera turistike.
Lille në Francë, ka ngjitur shtatë vende në të tretin, e ndihmuar nga një rënie prej 30% në kostot e akomodimit.
Cili është qyteti më i shtrenjtë i Europës për pushime?
Amsterdami është destinacioni më i shtrenjtë në sondazh. Kjo, pavarësisht se qyteti holandez, regjistroi një rënie prej 8.3% të çmimeve, rënia e nëntë më e madhe nga të gjithë të anketuarit.
Belfasti, është kryeqyteti më i shtrenjtë i Britanisë së Madhe, i ndjekur nga afër nga Edinburgu.
Pse duhet të vizitoni Vilnius, qyteti më i lirë i Europës
Vilnius është kryeqyteti i bukur dhe i vogël i Lituanisë. Qyteti i Vjetër është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Ju mund të kaloni orë të tëra, duke u endur në të, nga ndërtesat luksoze të stilit barok, te kishat e stilit gotike.
Admironi kishën e Shën Anës me gurë rozë, të shekullit të 15-të dhe katedralen e bardhë vezulluese neoklasike, në sheshin me të njëjtin emër.
Lituania, u bë republika e parë, që shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1990, por ajo nuk e fsheh atë, anë të historisë së saj në kryeqytet.
Muzeu i Pushtimeve dhe Luftës për Liri (Museum of Occupations and Freedom Fights) – i njohur si “muzeu i KGB-së”, pasi u përdor si ish-selia e policisë sekrete sovjetike – është një dëshmi e fuqishme e persekutimit dhe dëbimit masiv, të lituanezëve nga forcat e Stalinit.
Në bodrumet e tij, do të shihni një pamje rrëqethëse, të kushteve të atyre të burgosurve dhe të torturuarve.
/ Shqip.al