Lojtarët e Manchester City, janë mesatarisht më të paguarit në sportin boteror.
Manchester City i paguan lojtarët e tyre me pagat më te larta se çdo klub në botën e sportit, teksa u shfaqën dyshime në lidhje me aftësinë e tyre për të zbatuar sistemin financiar të lojës së drejtë të UEFA.
Anketa e pestë vjetore e pagave të sportit botërore zbuloi se City i paguan një lojtari mesatar rreth 5.3 milion paund ($ NZ10.3m) në vit, ose 102,000 paund ($ NZ198, 600) në javë; më shumë se çdo ekipi te bejzbollit apo basketbollit amerikan. Të dhënat, e gjeneruara nga faqja e internetit Sportingintelligence për ESPN, u shfaqën si proces për të shqyrtuar nëse City pajtohet me FFP e nisur në selinë e UEFA-s.
Anketa e pagave botërore. Kush paguan më shumë?
Klubi/Pagesa javore mesatare
1 Manchester City $NZ198,600
2 NY Yankees $198,000
3 LA Dodgers $192,000
4 Real Madrid $187,000
5 Barcelona $183,500
6 Brooklyn Nets $168,000
7 Bayern Munich $165,000
8 Manchester Utd $162,000
9 Chicago Bulls $149,000
10 Chelsea $149,000
11 Arsenal $146,000