Ekonomia po ecën me ritme solide dhe në tremujorin e dytë shënoi rritje me 4.3%. Kështu vlerëson Komiteti për Politika Operative dhe Monetare e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.
” Rikuperimi ekonomik po zhvillohet në mungesë të presioneve të çmimve. Lëvizjet e këtilla udhëzojnë në ambient adekuat për rikuperim të qëndrueshëm të sektorit privat, me ç’rast sërish u vlerësua se mbështetja deritanishme e ekonomisë vendore përmes masave të ndërmarra të politikës monetare është e mjaftueshme. Dalja nga zona e politkës së riadaptuar monetare në periudhëne ardhshme do të varet nga ndryshimet në pozicionin e jashtëm të ekonomisë dhe efekteve ndaj rezervave devizore”, thuhet në deklaratën e BPRM-së.
Treguesit më të ri për tremujorin e tretë të vitit 2014 udhëzojnë për trende të mëtutjeshme adekuate, por pak më të matura. Rritja e ngadalësuar e industrisë dhe tregtisë dhe vlera më e ulët e punëve të kryera ndërtimore janë sektorët për të cilët pritet se do të kontribuojnë për ngadalësimin e rritjes. Vlerësimet edhe më tej tregojnë se rritja e ekonomisë nuk do të shkaktojë disbalanca të mëdha në ekonomi.
Të dhënat për inflacionin në shtator të vitit 2014 tregojnë stanjacion me bazë mujore. Në bazë vjetore dhe përmbledhëse, inflacioni shënon shkallë negative prej 0,7 për qind dhe 0,2 për qind, kryesisht si rezultat i çmimve më të ulëta tek komponenti ushqimor. Njëherit, për herë të parë pas një periudhe më të gjatë, inflacioni bazik hyri në zonën e ndryshimeve negative vjetore. Këto realizime udhëzuan drejt shkallës më të ulët të inflacionit në krahasim me të priturën në projeksionin e prillit. pritjet më të reja për çmimet importuese gjithashtu tregojnë për presione më të vogla ndaj inflacionit nga të priturat. Kushtet më të ulëta nisëse dhe reviziont e zërave të jashtëm hyrës udhëzojnë drejt rreziqeve ulëse rreth projeksionit të inflacionit për vitin 2014. Nga ana tjetër, edhe më tej ka rreziqe ngritëse rreth çmimve të energjisë dhe ushqimit (lidhur me tensionimet gjeopolitike në Irak, konflikti ruso-ukrainas,si dhe efektet e mundshme nga vërshimet në rajon). Megjithatë, vlerësimet janë se në bilancin e rreziqeve rreth lëvizjes së projektuar të çmimeve, më të përfaqësuara janë rreziqet ulëse.