Sot kompanitë nga Maqedonia sot do t’i prezantojnë prodhimet dhe kapacitetet teknologjike-teknike të tyre përpara ambasadorit të Argjentinës në Republikën e Maqedonisë, me seli në Sofje, Gujermo Salvador Azrak.
Këtë prezantim e organizon Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Bullgarisë, me qëllim që të nxisë kompanitë nga Maqedonia të zgjerojnë aktivitetet e tyre eksportuese.
Sikundër është paralajmëruar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Bullgarisë, kompanitë “Alkaloid”, “Vitaminka”, “Ading”, “Ariljemetal”, “Maj market” dhe “Akson Trejding Starving” do të prezantojnë prodhimet e tyre dhe krahas ambasadorit të Argjentinës, në prezantim do të marrë pjesë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zore Temellkovski.