“Krimineli i di tashmë këto truke. Njeriu i ndershëm duhet t’i mësojë ata për vetëmbrojtje”, shkroi Darrell Huff në vitin 1954 në “How to Lie With Statistics”, një udhëzues për interpretimin e shifrave sipas dëshirës suaj. Mjerisht, Huff ka nevojë për azhurnim. Metoda e fundit për të dredhuar me shifrat është ‘indeksi i performancës’, i cili ndërthur të dhënat e shumë treguesve në një renditje të vetme ndërkombëtare të lehtë për t’u kuptuar.
Nga vuajtjet njerëzore e deri te perceptimet e korrupsionit, nga liria e deri te lumturia e fëmijëve, në ditët e sotme nuk ka asnjë problem social apo politikë publike që nuk ka një të tillë. Qeveritë, organizatat dhe grupet e ekspertëve pëlqejnë thjeshtësinë dhe qartësinë e indeksit; kur arrihet mirë, ai mund të ndriçojë dështimet, të sugjerojë zgjidhje dhe të nxisë vetëkënaqësinë në veprim.
Por ka disa probleme. Indekset konkurruese “fërkohen” në tregun intelektual: renditja e “Hendekut të Gjinisë Botërore” të Forumit Ekonomik Botëror publikuar së fundmi, konkurron me Indeksin e Pabarazisë Gjinore të OKB-së, Indeksi i Pushtetit të Grave nga Big Think, një forum në internet – madje edhe Indeksin Glass Ceiling Index të Economist. Akoma më keq, disa indekse janë të pakuptimtë dhe të drejtojnë keq.
Aq e lehtë sa 1,2,3
Kë të besojmë dhe kë të injorojmë? Sipas Huff, këtu është udhëzuesi ynë për të krijuar një indeks të rremë. Përdoreni atë për t’u mbrojtur kundër mashtrimit – ose ndiqeni për të formësuar perceptimet publike dhe politikat qeveritare të ‘armatosura’ vetëm me një titull të vështirë, të dhëna të luhatshme dhe një axhendë. Së pari, shmangni arrogancën skolastike dhe bëjeni jetën më të lehtë për veten, duke përdorur çfarëdo shifre që keni në dispozicion, edhe nëse ato janë të vjetra, të nxjerra nga mostra të vogla apo të njëanshme, apo të përziera dhe të krahasuara nga burime krejtësisht të ndryshme. A mungojnë shifrat për një vend? Përdorni një ‘krahasues’, pa marrë parasysh se sa i dyshimtë; një indeks të skllavërisë, shifra për Irlandën dhe Islandën, përdor shifra britanike për të dyja (a nuk janë të gjithë vendet ishullore të ngjashme?).
Nëse shifrat iu drejtojnë gabim, gjeni akademikë të moderuar dhe njerëz të biznesit për të prodhuar shifra më të përshtatshme, dhe i quani supozimet e tyre ‘opinione të ekspertëve’. Nëse ende nuk arrini të prodhoni atë që dëshironi, përshtasni elementet.
Bëni një prezantim të mirë. Duke mos publikuar metodologjinë tuaj do të shfaqni dyshime. Në vend të kësaj, përfshini një përshkrim të shkurtër, por enigmatik në një cep të errët të faqes suaj të internetit, dhe rezervoni faqen për nënshkrime nga celebritetet. Prodhoni tituj nga diferencat e vogla; lëvizjet e vogla nga viti në vit në renditje mund të përfaqësojnë një zhurmë statistikore, por ata prodhojnë një material të shkëlqyer.
Mbi të gjitha, mos harroni se ju mund të zgjidhni se çfarë të vendosni në indeksin tuaj – kështu që ju përcaktoni problemin dhe diktoni zgjidhjen. Renditja e një mjedisi miqësor biznesi ka të ngjarë të favorizojë vendet me ligje të rrepta; mos u shqetësoni nëse ata nuk zbatohen kurrë. Masat e demokracisë që mbështeten në pjesëmarrje injorojnë aftësinë e autokratëve për të marrë votën. Indekset e statusit të grave që janë ndërtuar mbi nivelet e arsimit harrojnë se, në Arabinë Saudite, gratë janë më të shumta në numër se sa burrat në universitete, sepse atyre u lejohet të bëjnë shumë pak gjëra të tjera përpos studimit. Nëse ju doni që prostitucioni të ndalet, numëroni si ‘viktima trafiku’ punëtoret e seksit që kalojnë kufirin ilegalisht, por me dëshirë. Shifrat, para së gjithash, janë në anën tuaj. Ju jeni siguruar për këtë.