Karantina e vendosur dy javë më parë për qytetarët që vijnë nga vendet fqinjë, Greqia dhe Maqedonia e Veriut është hequr ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Një tjetër vendim është edhe lejimi i hapjes së auditorëve, për konsultime dhe për provime.
Situata aktuale e koronavirusit në vend paraqitet e kontrolluar, deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Situata aktuale është e kontrolluar.
“Kemi një rënie të ndjeshme të shifrave të infektimeve dhe numër te ulet te shtruarish kemi incidence te ulet me 26.6 raste për 100 mijë banorë. Kemi një rënie të ndjeshme të shifrave të infektimeve dhe numër te ulet te shtruarish kemi incidence te ulet me 26.6 raste për 100 mijë banorë. Kemi rënie të pozitivitetit total me 3.8%, numri i të shtruarve është ulur në 116 të shtruar krahasuar me javën e ardhshme.
Komiteti ka pasur një mbledhje dhe ka rivlerësuar masat e marra disa javë më parë. Komiteti ka vlerësuar situatën në dy vendet fqinjë, ku në dy javët e fundit është vihet re një ulje e infektimeve. Periudha e festimeve të Pashkëve ishte ajo që paraqiste risk për shkak të shtimit të lëvizjeve, kjo ka kaluar. Për këtë Komiteti ka vendosur heqjen e masës së karantinës me 14 ditë për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.
-Lejohet hapja e auditorëve për konsultime dhe provime. Sipas një plani të mireorganizuar
Mbeten në fuqi: Ndalimi i grumbullimeve dhe kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00-06:00.”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.