Mbyllen lokalet dhe restorantet në gjithë vendin, masat që duhet të marrin bizneset prodhuese

14/03/2020 10:38 AM 0 komente

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duke filluar nga dita e nesërme (e diel)do të mbyllen  lokalet dhe gjithë mjediset e tjera në gjithë vendin një masë që fillimisht ishte vec për Tiranë dhe Durrës. Rama nënvizoi se bizneset prodhuese që do të lejohen të vijojnë aktivitetin duhet të sigurojnë kushtet e nevojshme ndërkohë që duhet të bëhet akreditimi i tyre dhe punonjësve pranë policisë.

“TË GJITHA KOMPANITË PRODHUESE DUHET TË SIGUROJNË AUTOBUSËT E TRANSPORTIT TË PUNONJËSVE DHE AKREDITIMIN E TYRE (SI EDHE AKREDITIMIN E AUTOMJETEVE PRIVATE TË PERSONELIT) NË ADRESËN:

policiarrugore@gmail.com

DHE PËR ÇDO SQARIM TË NEVOJSHËM MBI PROCEDURËN, DUHET TË TELEFONOJNË POLICINË E SHTETIT NË NUMRAT:

0694122223

0694122224

TË GJITHA KOMPANITË DUHET TË SIGUROJNË STANDARTET E SIGURISË KUNDËR PËRHAPJES SË EPIDEMISË NË MJEDISET E TYRE TË PUNËS. NË TË KUNDËRT DO TË PËRBALLEN ME SANKSIONE TË RËNDA

NGA NESËR NË 06.00 TË MËNGJESIT LOKALET DHE MJEDISET E TJERA TË MBYLLURA FILLIMISHT NË QARQET TR/DR DHE SOT NË QARQET SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, FIER DHE VLORË, DO TË MBYLLEN NË TË GJITHË SHQIPËRINË

LËVIZJET E PAAUTORIZUARA ME AUTOMJET TË KUJTDO QË NUK KA NJË ARSYE PUNE, SIPAS KATEGORIVE TË FUNKSIONEVE SHTETËRORE APO SHËRBIMEVE PRIVATE TË AUTORIZUARA, DO TË DËNOHEN ME HEQJE TË PATENTËS 3 VJET DHE SEKUESTRIM TË AUTOMJETIT!

FRIKË ASPAK, KUJDES PO!” shprehet Rama.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of