Merkato e verës, klubet europiane shpenzojnë më shumë se 3 mld euro

15/07/2019 5:42 PM 0 komente

Merkato e verës ka hyrë në një fazë të nxehtë. Siç shkruan “Corriere della Sera”, klubet europiane kanë shpenzuar deri mw tani më shumë se 3 mld euro, një shifër e cila do të rritet duke pasur parasysh transferimet e tjera që do të ndodhin në ditët e ardhshme.

Është e qartë se rekordi i verës së vitit të kaluar, prej 4,5 miliardë euro do të kapërcehet. Inflacioni i çmimeve tashmë po prek edhe mbrojtësit. Nga Maguiere – i cili do të transferohet nga Leicester te Manchester United për 89 milionë euro – te Light i cili do të transferohet te Juventus. Por këtë vit, me sa duket shpenzimet më të mëdha do t’i bëjë La Liga, duke lënë pas kampionatin anglez Premier League.

Në Spanjë, deri më tani kanë investuar më shumë se 1 miliard euro: një të tretën, vetëm Real Madrid, 303 milionë, nga të cilat 100 milionë për Hazard. Në vend të dytë Barcelona, me 233 milionë të shpenzuara, në pritje se si do të zhvillohet “çështja Neymar”. Në vend të tretë për shpenzime, Atletico Madrid, me 197 milionë, që me shitjen e Griezmann ka financuar blerjen për 126 milionë euro të portugezit Joao Felix.

Për momentin, sipas një studimi të Transfermakt, klasifikimi i shpenzimeve është si më poshtë: 1,07 miliardë euro La Liga, 729 milionë euro Seria A, 692 milionë euro Premier League, 530 milionë euro Bundesliga dhe 220 milionë Ligue 1.
Në klasifikimin e klubeve, pas tre skuadrave spanjolle, spikasin dy gjermane: Dortmund (128 milionë euro) dhe Bayern München (120 milionë euro).

Sot Gjermania është në vend të katërt në klasifikimin e UEFA me 71,927 pikë, një vend më poshtë se Seria A me 71,725 pikë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of