Lionel Messi arriti një tjetër rekord në karrierën e tij, me një tripletë në ndeshjen miqësore të fituar nga Argjentina në shtëpi, kundër Curacao (7 – 0).
Në vetëm 37 minuta, Messi realizoi tripletën e nëntë në karrierën e tij në ndeshjet ndërkombëtare, ku goli i parë ishte edhe goli i 100-të me kombëtaren e Argjentinës.
Javën e kaluar, Messi shënoi golin e 800, në ndeshjet për klube dhe kombëtare, në fitoren 2 – 0 kundër Panamasë në Buenos Aires.
Pasi shënoi golin e 99-të në ndeshjen kundër Panamasë, 35-vjeçari shënoi golin e 100 kundër Curacao-s në minutën e 20-të.
Dhe më pas, shënoi edhe dy gola të tjera në një interval 17-munutësh.
Me këtë, Messi rriti epërsinë e tij ndaj Gabriel Batistuta (54) si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të vendit të tij.
Messi është lojtari i parë i Amerikës së Jugut që ka shënuar 100 gola dhe i dyti amerikanojugor në klasifikim pas Martës (Marta Vieira da Silva) së Brazilit, e cila ka shënuar 109 gola për vendin.
Ai gjithashtu iu afrua vendit të dytë të klasifikimit të golashënuesve ndërkombëtarë (meshkuj) të të gjitha kohërave pas legjendës Ali Daei, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2007 (109 gola në karrierë me kombëtaren e Iranit) dhe kundërshtarit të vjetër, Cristiano Ronaldo, i cili numëron 122 gola me Portugalinë (golin e 100-të e shënoi në shtator 2020).
10 golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në ndeshjet me kombëtaren
1.Cristiano Ronaldo – 122 gola (Portugali)
2.Ali Daei – 109 gola (Iran)
3.Lionel Messi – 102 gola (Argjentinë)
4.Mokhtar Dahari – 89 gola (Malajzi)
5.Sunil Chhetri – 85 gola (Indi)
6.Ferenc Puskás – 84 gola (Hungari/Spanjë)
7.Ali Mabkhout – 80 gola (Emiratet e Bashkuara Arabe)
8.Godfrey Chitalu – 79 gola (Zambia)
9.Husein Saeed – 78 gola (Irak)
10.Robert Lewandowski – 78 gola (Poloni)
ESPN ka bërë një përzgjedhje të 10 golave më të mirë të Lionel Messi të shënuar me fanellën bardheblu, që nga debutimi i tij në 2005.
10.Kroaci 3-2 Argjentinë, Miqësore (2006): Goli 1 me kombëtaren
9. Argjentinë 1-0 Iran, Kupa e Botës (2014): Goli 40 me kombëtaren
8. Argjentinë 1-0 Nigeri, Kupa e Botës (2018): Goli 65 me kombëtaren
7. SHBA 0-4 Argjentinë, Kupa e Amerikës (2016): Goli 55 me kombëtaren
6. Argjentinë 3-0 Meksikë, Kupa e Amerikës (2007): Goli 6 me kombëtaren
5. Argjentinë 1-0 Brazil, Miqësore (2010): Goli 15 me kombëtaren
4. Ekuador 1-3 Argjentinë, ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës (2017): Goli 59, 60 dhe 61 me kombëtaren
3. Argjentinë 4-3 Brazil, Miqësore (2012): Goli 26 me kombëtaren
2. Argjentinë 3-0 Kolumbia, ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës (2016): Goli 57 me kombëtaren
1. Argjentinë 2-0 Meksikë, Kupa e Botës (2022): Goli 93 me kombëtaren
/ ESPN