Ministri i Financave, z.Shkëlqim Cani priti në zyrën e tij, homologun kosovar, z.Besim Beqaj, në kuadër të takimeve të zhvilluara më herët mes dy ministrave dhe grupeve teknike në Prishtinë.
Thelbi i diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, identifikimi i barrierave tregtare dhe sheshimin e problemeve.
Në mënyrë të veçantë, z.Cani dhe z.Beqaj diskutuan për heqjen e tatimit të dyfishtë dhe TVSH-në e librit. Në parim të dyja vendet, me grupet teknike të ministrive kanë rënë dakord. Tashmë pritet miratimi i marrëveshjeve në qeveri, për tia kaluar për aprovim final kuvendit.
Të tjera çështje me rëndësi të diskutuara ishin: lufta e përbashkët ndaj evazionit fiskal, bashkëpunimi veçanërisht në fushën e doganave dhe tatimeve, me synim uljen e kostos administrative ndaj biznesit të të dyja vendeve, krijimi i grupeve të punës për një përafrim gradual ligjor dhe institucional në kuadrin e hyrjes të të dyja vëndeve në BE, organizimi i këshillave konsultative të përbashkëta me biznesin
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.