Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron opinion publik se këto detyrimet e prapambetura të kontributeve shoqërore nga subjekte juridike dhe institucione buxhetore dhe jobuxhetorenuk kanë nisur sot por ato datojnë shumë më herët.
Gjithsesi, Ministria e Financave dhe Ekonomisë është angazhuar në terma konkretë, duke realizuar një ndryshim në Udhëzimin e Zbatimit të Buxhetit 2019, përmes së cilit specifikohet se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohesisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve si në parashikimin e mëparshëm.
Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, po në bazë të këtij Udhëzimi, siguron zbatimin me rigorozitet të këtij rregulli të ri që prej muajit Tetor 2019. Në mënyrë paralele, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore po ndjekin intensivisht rakordimin dhe shlyerjen hap pas hapi të këtyre detyrimeve të maturuara.
Në vijim, Drejtoria e Tatimeve në bashkëpunim edhe me Inspektoriatin e Punës janë angazhuar në kuadër të planit operacional stop-informalitetit për monitorin e deklarimeve të punonjësve dhe të pagave nga subjektetet private.
Ky borxh në vetvete është një proces dinamik, i cili ndikohet edhe nga cikli i rritjes dhe zhvillimit ekonomik të një vendi.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë siguron qytetarët shqiptarë se ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme, brenda hapësirave që lejon ligji, që të bëjë të mundur amortizimin deri në eleminim të të gjitha detyrimeve të prapambetura. Çështje të kësaj natyre nuk cënojnë në asnjë formë ecurinë e buxhetit të shtetit dhe qëndrueshmërinë e indikatorëve bazë të ekonomisë.
Drama e pensioneve, rreth 1,200 ente publike nuk paguajnë sigurimet (lista)
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.